Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

CarTunes Music Player, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
CarTunes është një program i ri i prezantuar në iTunes për riprodhimin e muzikës në iPhone ose iPad, vetëm nëpërmjet gjesteve. Është një program ideal për dëgjimin e muzikës në çdo situatë ku mund të ndodheni. Mund të komandoni programin me prekje të ekrani ose duke hapur dhe mbyllur dy gishtat mbi të. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj këtë program.


- Crowman & Wolfboy, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Crowman & Wolfboy është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni 2 personazhet e lojës të largohen nga pylli i errët edhe të gjejnë qëniet njerëzore në qytet. Loja do t'ju çojë në një ambjent mistik edhe plot të panjohura. 


Timegg Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Timegg është një program me një funksion te thjeshtë por mjaft të veçantë. Ai do të na japë mundësinë të kontrollojmë kohën e zirjes së një veze. Ka një veshje grafike mjaft të këndshme dhe të thjeshtë dhe sapo koha e duhur të mbarojë një sinjal do t'ju njoftojë që ka ardhur momenti të hiqni vezën nga proçesi i zierjes.


Rhythm Cat Pro, nga 4.89€, falas. /iPhone, iPad
Rhythm Cat Pro është një lojë për të rritur dhe fëmijë nëpërmjet të cilës ju do të mësoni se si të lexoni ritmet  dhe të argëtoheni në të njëjtën kohë duke bërë macen e zezë të kërcejë sipas ritmit që ju do ti përcillni. Mund të luani në 60 nivele të ndryshme dhe do të dilni i pari vetëm në qoftë se ndiqni ritmet sipas notave.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment