Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa prej aplikacioneve më interesante në ofertë për ditën e sotme:

- iMv, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iMv është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shikoni fotografitë që keni në iPhone duke ju vënë muzikë në sfond. Programi do të gjej të gjitha këngët që keni në iPhone dhe do ti riprodhojë ato rastësisht. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Chemio: A Student's Chemical Reference, nga 1.79€, falas. /iPad
Chemio është një program edukues i cili i dedikohet personave të apasionuar mbas kimisë. Këtu do të gjeni shumë pamje 3D të elementëve bazë të kimisë. Gjithashtu programi është i këshillueshëm edhe për fëmijët në qoftë se doni që ato të mësojnë bazat e kimisë. Ja vlen ta keni.


Big Truck, nga 1,79€, falas /iPhone, iPad
Big Truck është një lojë e thjeshtë dhe shumë argëtuese. Ju thjeshtë duhet të ngisni një kamion dhe të siguroheni që materialet tuaja të mbërrijnë në destinacion. Loja më e shkarkuar në 10 vende.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


Brave Guardians, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Brave Guardians është një lojë mjaft e bukur me strategji dhe aventurë ku ju duhet ti mësoni banorëve të mbrojnë fotesën e tyre nga sulmet e armikut. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur në 3D. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Dooo nga 1.79€, falas. /iPhone
Dooo është një ditar mjaft i kompletuar ku do të gjeni funksione si mundësia për të mbajtur shënime, mundësia për të ruajtur fotografi me shënime, mundësia për të vizatuar, mundësia për të integruar hartat me vendndodhjen tuaj. Pra në qoftë se keni një ide dhe nuk doni ta humbisni, atëherë mund të ruani çdo detaj në këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. do presim kur te jete aktiv si aplikacion ne shqiperi....

    ReplyDelete