Më në fund mbërriti Jailbreak i plotë për iOS 8/8.1. Pangu ka lëshuar një version të programit të tij për të kryer Jailbreak dhe për të instaluar Cydia në vetëm pak hapa. Pangu 1.1 është i disponueshëm momentalisht vetëm për Windows por së shpejti do të lëshohet dhe për Mac. Pajisjet që mund të bëhen Jailbreak janë:  iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPad mini, iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air, iPad Air 2, iPad 2, iPad 3, iPad 4 dhe iPod touch 5. Më poshtë mund të lexoni guidën tonë se si të kryeni Jailbreak.

Guida | Jailbreak iOS 8/8.1 | Cydia

Shënim: Ju këshillojmë të bëni një Backup të pajisjes tuaj dhe më pas të bëni një instalim të pastër të iOS 8 nëpërmjet iTunes, në këtë mënyrë Jailbreak do të punojë më mirë dhe nuk do të keni probleme. Pasi të keni bërë Jailbreak ju mund të ktheni përsëri në pajisjen tuaj të gjitha materiale falë backup-it që keni bërë. Ju kujtojmë edhe se guida e mëposhtme momentalisht është e disponueshme vetëm për Windows.


1. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe aktivizoni opsionin "Airplane mode".

2. Shkarkoni programin Pangu 1.1 nga kjo faqe.

3. Klikoni me të djathtën e mausit mbi ikonën e programit dhe zgjedhni opsionin "Run as Administrator" për ta hapur atë.


4. Pasi Pangu të ketë njohur pajisjen tuaj, shtypni butonin "Start Jailbreak".


5. Pasi të lexoni njoftimet që prezanton programi Pangu, shtypni "Already Did" për të nisur proçesin e Jailbreak.


6. Kini pak durim deri sa të përfundojë proçesi dhe prisni deri sa iPhone të bëjë një reboot.


7. Pasi iPhone të jetë rindezur ju do të shikoni që Cydia është instaluar. Hapni Cydia për ta aktivizuar për herë të parë dhe instaloni të gjitha përditësimet që propozon.


Kjo ishte guida, tani mund të riktheni materialet në pajisjen tuaj nga backup që keni bërë më parë, nëse keni vendosur të bëni një instalim të pastër të iOS 8. Për çdo problem ose paqartësi që mund të keni, ju ftojmë të komentoni më poshtë dhe ne do ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania

37 comments:

  1. Un e bera dhe funkcionon super vetun se pak durim se ka shum app prej cydia qe nuk bojn ne iOS 8 mirpo shum shpejt do bojn.

    ReplyDelete
  2. Per asnje lloj arsye ska se perse te ndikoj keq per kompanine Apple. Me vjen keq qe nje personalitet i tille te jete gay dhe aq me teper te jet krenar per nje gje te tille. Gjithsesi jeta eshte e tija skemi cte flasim. Rendesi ka qe Apple te mbaje te njejtat hapa cdo vit :)

    ReplyDelete
  3. Shume pak app po bojshin ios 8,spo kishe per qka me bo jailbreak

    ReplyDelete
  4. Po tani është lëshuar versioni i plotë i Jailbreak, do të nisë edhe përditësimi i programeve në Cydia. Për 2 javë do të jenë të gjitha kompatibël me iOS 8!

    ReplyDelete
  5. nuk po bon o admin nuk osht instalu cydia hiq,nnncc kur te qitni diqka qitne qe bon,e jooo me lu koqe

    ReplyDelete
  6. cilat app bojn ne ios 8 qe muj i marr,aty ne search po i shenoj po spo mi qet asni program.

    ReplyDelete
  7. Shiko këto: http://www.iphonealbania.net/2014/10/lista-tweak-kompatibel-me-ios-881-cydia.html

    ReplyDelete
  8. admin a muj e marr naj program tash qe muj marr app falas,si psh. vshare qe osht amo ale nuk po bon per ios 8.je njesh admin :D

    ReplyDelete
  9. Funksionon shum mire, perveq se gjithmone marr errorin Storage Almost Full, kurse kam 8.8gb te lira, cka te bej qe ta largoj se me pengon

    ReplyDelete
  10. a mundem me ba jailbreak me imac tash????

    ReplyDelete
  11. Gjatë këtyre ditëve do të publikojmë alternativat, por momentin nuk funksionojnë për iOS 8

    ReplyDelete
  12. Akoma nuk është lëshuar programi për Mac, shpresojmë së shpejti!

    ReplyDelete
  13. Amino mem ndihum nuk po moj me no jalibrek be 4s po ma qet unable to get jalibrek resources plasm check your network kam internet Edhe be tel Edhe be PC amino mem ndihmu

    ReplyDelete
  14. po i beja jaibreak celit dhe mu fik . me pas me doli ajo shenja e apple dhe nje vije e zeze ka 2 ore spo me hapet celi me ka ngelur tek ajo

    ReplyDelete
  15. Pse po ma qet qeta met tkuq kam e rrjet wifi ne te dyjat paisje nuk po di qa me bo

    ReplyDelete
  16. Pse po ma qet qet qeshtu nuk po moj me i bo jalibrek

    ReplyDelete
  17. O njerez edhe ju admin a mund te me pergjigjeni ne menyre direkt ne nje pyetje qe edhe me heret e bera per kohezgjatjen e bateris tek ios 8.1 ne krahasim me ios 7.1.1 ne iphone 5s ka permiresim apo jo sepse ate kam un ne iphone tim ???

    ReplyDelete
  18. Persh Admin E bera jaibreak iphonin tim (4s) sic ju that ne guide .A mund tme ndihmoni se si mund te shkarkoj programe paid . Me heret i beja me ate te vshare pa jailbreak por kur e bera update ios 8.1 aty aplikacionet u ben crash dhe u detyrova te bej jailbreak .Tani spo di nga tja nis . Provova ca variante ne youtube me appCake po i shkarkoja i instaloja dilnin fail ...help

    ReplyDelete
  19. Arber te njejtin problem e kam nese gjen zgjidhje me trego

    ReplyDelete
  20. Provo t'i bësh një backup iPhone-it që të ruash të gjitha materialet që ke. Më pas bëji një restore me iTunes dhe instalo iOS 8.1 në mënyrë të pastër, pastaj bëji Jailbreak!

    ReplyDelete
  21. ja kam bere 2 her prap nuk po ban

    ReplyDelete
  22. prshendetje mund te me thoni pse nuk e shkarkoj dot vshare un ? e bera sic e keni ber ju ne foto edhe mu instalu edhe un klikoj e hap ajo shapet pse keshtu mund te me thoni si mund ta shkarkoj vshare se me duhet patjeter te shkarkoj nje program qe esht me lek ose mund te me thoni nj prgrm tjt si vshare ? ju lutem me ktheni prgj ?

    ReplyDelete
  23. Ah oki mos din aban me kthy prej ios 8.1 ne 7.1.1 a 7.1.2

    ReplyDelete
  24. jo e ka ndalu apple

    ReplyDelete
  25. Ah mos e ke gjet zgjidhje edhe mue poma qe check network

    ReplyDelete
  26. Mos e ke gjet zgjidhjen si me bo jalibrek se edhe mue poma qet check network

    ReplyDelete
  27. po veq sa e bana nderro pc kompjuterin

    ReplyDelete
  28. Po edhe ti trego qfar problemi ki ose mos merr lekcione ktu qo ne mobile servis jepi 10 euro mos na pordh cicat

    ReplyDelete
  29. Ju lutem kush e ka bere jailbreak I device-in a keni problem me safari pasi qe mu me jepp gjithnje

    ReplyDelete
  30. A problem occurred with this webpage so it was reloaded dhe ma hup faqen prap

    ReplyDelete
  31. Flm shume edhe une kam menduar kete gje edhe do doja ta provoja

    ReplyDelete
  32. kam iphone 5 po perdoret vetem me karte amc ca menyre ka qe ta zhbllokoj???

    ReplyDelete
  33. a unon repo juaja iphonealbania.net

    ReplyDelete
  34. Akoma nuk e kemi përditësuar për iOS 8, këto ditë po punojmë!

    ReplyDelete
  35. e bera jailbreak sipas hapave qe i keni shkruar. ne reboot te parin qe e ben pasi behet injection mka mbet iphone te molla.. u blloku.. herave tjera do te ishte mire separi ti beni nje test..

    ReplyDelete
  36. familiaris drushtvoMarch 15, 2015 at 8:52 AM

    Jailbreak ios8 including Beta versions - 100% WORKS!
    http://www.lifeborder.com/2015/03/01/how-to-jailbreak-ios-8ios/

    ReplyDelete
  37. a ban per ios 8.3 ne iphone 5

    ReplyDelete