Siç ju njoftuam edhe në këtë artikull, grupi Pangu ka lëshuar Jailbreak Untethered për iOS 7.1/7.1.1. Pasi e kemi testuar programin Pangu në pajiset tona, kemi vendosur të bëjmë një guidë për të gjithë lexuesit e faqes tonë. Programi është ende në hapat e parë, kështu që ju këshillojmë të prisni edhe pasi mund të shfaqë ndonjë problem të vogël. Gjithsesi, për ju që dëshironi ta testo, ju ftojmë të ndiqni guidën tonë.

Guida:

1. Për të kryer Jailbreak me anë të kësaj guide duhet të keni një iPhone, iPad ose iPod touch me iOS 7.1 ose iOS 7.1.1 të instaluar.

2. Shkarkoni programin Pangu nga kjo faqe.

3. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin me anë të kavos USB dhe hapni porgramin Pangu.

4. Pasi programi të ketë njohur pajisjen tuaj, ju ftojmë të hiqni seleksionimin në dritaren e mëposhtme majtas. Ky opsion ju kërkon të instaloni një App Store pirat kinez, por për arsye sigurie ju ftojmë të mos e seleksiononi këtë opsion.

5. Tani, klikoni tek butoni i zi me djathtas për të nisur jailbreak.


6. Tani, klikoni tek butoni i zi me djathtas për të nisur jailbreak.

7. Do të hapet një dritare që ju shpjegon si të rregulloni datën.


Shkoni tek Settings dhe më pas tek menuja General.


Shkoni tek Date & Time nga menuja General dhe shtypni OFF tek opsioni Set Automatically.


Tani duhet të ktheni datë mbrapa më 1 ose 2 Qershor 2014.


8. Pasi të keni sistemuar datën, do të nisë menjëherë Jailbreak.


Një ikonë e re e programit Pangu do të shfaqet në homepage. Shtypni ikonën dhe më pas shtypni Continue për ta konfirmuar.


9. Programi Pangu do të vazhdojë me Jailbreak. Kujdes, nuk duhet ta mbyllni aplikacionin dhe duhet ta mbani pajisjen të lidhur deri në përfundim të proçesit.

Pasi të ketë përfunduar gjithçka me sukses, pajisja juaj do të bëjë një reboot dhe pasi të ndizet ju do të shikoni që programi Cydia është instaluar. Për çdo problem, ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë. /iPhoneAlbania

10 comments:

  1. IPHONE 5 7.1.1 a din dikush ku o problemi

    ReplyDelete
  2. ky pangu a i ben bypass kerkimit te apple id

    ReplyDelete
  3. a mujtet mem ndimu dikush pse poma qet kshtu spo muj me ja fillu jailbreak ?

    ReplyDelete
  4. ndersa ne itunes kshu poma qet ?

    ReplyDelete
  5. A ka ndonje repo qe mundem te shkarkoj apps free

    ReplyDelete
  6. jailbreak-u funksionoi shum mire.. po kut futesh ne cydia shum tweats qe jane prr ios 7 ktu te teli im thone qe nuk kam ios e pershtatshem.. un kam iphone 5 ios 7.1.1

    ReplyDelete
  7. Mentor R. MiftariJune 24, 2014 at 5:26 PM

    ja video si ta bani jailibreak


    https://www.youtube.com/watch?v=hAeCYzyAFOQ

    ReplyDelete