Keni nevojë të vizitoni një faqe që ka kufizime për vendin tonë, ose të shkrakoni ndonjë lojë apo aplikacion nga App Store që nëpërmjet një kodi redeem por që nuk është i disponueshëm për vendin tonë? Atëherë ju këshillojmë të përdorni programin Hotspot Shield VPN, në këtë mënyrë mund të shkarkoni edhe shumë lojëra falas që janë në ofertë çdo muaj.

Hotspot Shield VPN është një aplikacion që na lejon të fshehim adresën IP të iPhone-it tonë, duke përdorur një adresë të Shteteve të Bashkuara. Ajo që duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin Hotspot Shield VPN nga App Store dhe ta hapni atë, më pas shtypni butonin Install profile dhe më pas Install dy herë rresht dhe më pas End apo Fine për të shtuar në iPhone një profil të nevojshëm për të fshehur adresën IP shqiptare.


Pasi të ktheheni në faqen e parë, shtypni butonin Continue dhe në këtë mënyrë mund të lundroni në internet me një adresë IP të fshehur dhe të shkarkoni edhe lojërat e IGN që ne publikojmë çdo muaj në faqen tonë. Nëse keni ndonjë problem dhe programi nuk funksionon siç duhet, ju ftojmë të përsërisni edhe një herë tjetër hapat më lart.

Nëse dëshironi ta ç'aktivizoni Hotspot Shield VPN nga iPhone, mjafton të shkoni tek Settings > Profile dhe të shtypni butonin Remove për të fshirë profilin e konfiguruar më parë. Më pas mund të fshini edhe aplikacionin direkt nga Homescreen siç bëni për çdo aplikacion.

Hotspot Shield VPN është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 4.3 ose një version më të ri. Është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Versioni falas është falas për një javë dhe më pas kërkon një abonim për ta përdorur çdo ditë, por juve një herë do ju duhet ta përdorni dhe më pas mund ta fshini dhe instaloni sa herë të keni nevojë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment