Pas një pritje të gjatë, Jailbreak Untethered për iOS 7 është më në fund realitet! Më poshtë mund të ndiqni guidën tonë të plotë që do ju ndihmojë të kryeni jailbreak të pajisjes tuaj iOS (iPhone, iPad, iPod touch) me 7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 dhe 7.1 beta 2, me anë të programit Evasi0n 7 në versionin për Windows dhe për Mac. Ju këshillojmë të bëni restore dhe të instaloni iOS 7.0.4 me anë të iTunes dhe direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA, pasi mund të keni probleme me programin Evasi0n.

Pajisjet që janë kompatibël 

- iPhone 4;
- iPhone 4S;
- iPhone 5;
- iPhone 5s;
- iPhone 5c;
- iPod touch i gjeneratës së pestë;
- iPad mini;
- iPad mini me Retina Display;
- iPad 2;
- iPad i gjeneratës së tretë;
- iPad i gjeneratës së katërt;
- iPad Air.

Çfarë ju nevojitet? 

- Një iPhone, iPod touch ose iPad me iOS  7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 ose 7.1 beta 2 (shkarko);
- Një kompjuter me sistem operativ OS X ose Windows;
- Evasi0n 7 për Windows (shkarko) ose për Mac (shkarko).

Bëjini backup materialeve me anë të iTunes përpara se të kryeni Jailbreak
Ky është edhe veprimi i parë që duhet të kryeni gjithmonë. Nëse nuk keni ndryshuar asgjë, backup do të nisë në mënyrë automatike sapo të lidhni iPhone me kompjuterin. Në rast të kundërt mjafton të klikoni me butonin e djathtë të mausit sipër emrit të pasjisjes tuaj dhe do ju hapet menjëherë një dritare ku duhet të zgjedhni opsionin "Backup". Çdo gjë do të ruhet në iTunes dhe mund ta kaloni më pas në pajisjen tuaj. Nëse dëshironi mund të bëni edhe backup në iCloud direkt nga iPhone.

Guida Jailbreak

1. Shkarkoni "Evasi0n" në kompjuterin tuaj dhe pasi ta keni bërë hapni programin.


2. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe shypni butonin "Jailbreak". Programi do të kryejë çdo veprim në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që vendosni pajisjen tuaj manualisht në DFU.


3. Pasi të ketë përfunduar proçesi, iPhone do të fiket dhe rindizet përsëri, ndërsa programi do të vazhdojë të dërgojë file-t e nevojshëm për instalimin e Evasi0n loader në pajisjen tuaj, që do të shfaqet në Homescreen menjëherë pasi të përfundojë proçesi. Kjo fazë mund të zgjasë disa minuta.


4. Mos e shkëpusni pajisjen nga kompjuteri, dhe hapni aplikacionin "Jailbreak" të instaluar në iPhone që të instaloni Cydia. Çdo gjë do të bëhet në mënyrë automatike, mjafton të ndiçni hapat që do ju shfaqen në ekran.


5. Pasi të keni kompletuar këto hapa, ikona "Jailbreak" do të zhduket dhe do të gjeni programin Cydia të instaluar në pajisjen tuaj.



Nëse keni ndonjë problem me guidë, në rradhë të parë sigurohuni që të keni ndjekur me sukses të gjitha hapar e mësipërm, nëse Jailbreak bllokohet në njërin nga këto hapa, bëjini një reboot të pajisjes duke mbajtur të shtypur njëkohësisht butonin Home dhe Power. /iPhoneAlbania

6 comments:

  1. po ma qet ni error kur pe hapi evasi0n meniher po mbyllet

    ReplyDelete
  2. Une ende e kam ios 6.1.2 ne iPhone 4s, a mundem ta instaloj ios 7.0.4 ne iTunes tani, e jailbreak me be ma vone per shkak te ngarkeses qe ka per momentin.

    ReplyDelete
  3. Cfare ndryshimi ka untetherd ka tetherd?

    ReplyDelete
  4. kam nje problem... nuk hapet iphone.. dhe shof vetem logon.. si veproj?

    ReplyDelete
  5. Untethered- pasi ta beni reboot idevicen tuaj ju patjeter duhet ta kyqni ne kompjuter dhe te startoni nje program special i cili do i ngarkon disa file per startimin e Jailbreak pas restartimit.

    Tethered- eshte version me i perdorshem sepse me heren e pare qe e beni jailbreak ju nuk duhte ti perseritni procedurat si i pari sepse ato fajlle ruhen ne idevice-n tuaj.

    ReplyDelete