Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program mjaft interesant, i quajtur World Live Cams Pro. Ai do t'ju japë mundësinë të shikoni imazhe live nga reth 5000 kamera të vendosura në vënde të ndryshme të botës. Nga këto rreth 500 kamera filmojnë në formatin HD dhe do t'ju sjellin një kualitet më të lartë në imazhet dhe filmimet që do të shikoni.

Një herë që instaloni programin, pasi e hapim, mund të kërkojmë një kamer duke specifikuar kërkimin sipas shteteve dhe qyteteve. Për më tepër, për çdo fotokamer që doni të konsultoni, do të keni në dispozicion shumë informacione, si përshëmbull mundësia për të konsultuar në hartë vendodhjen e fotokamerës në fjalë. Gjatë kalimit të kohës shtohen telekamera të reja nga vënde të ndryshme.

Programi mund të blihet në App Store dhe kushton 0.89€. Në qoftë se jeni kurioz të shikoni ç'ndodh në kohë reale kudo nëpër botë atëherë World Live Cams Pro është programi i duhur për ju. /iPhoneAlbania

1 comment: