iPhoneAlbania Redeem Contest është konkursi i faqes tonë ku do të keni mundësinë të fitoni kode promocionale për të shkarkuar falas aplikacione dhe lojëra nga App Store, krejtësisht falas dhe në mënyrë legale duke futur kodin redeem që ne do ju dërgojmë me email nëse zgjidheni fitues. Sot mund të fitoni 3 kode redeem për lojën Stay Hungry, një emër mjaft domethënës për çdo të apasionuar Apple, e zhvilluar nga Salvatore Castaldi. Loja është mjaft e veçantë dhe nuk mund ta konsiderojmë thjeshtë një Puzzle Game, objektivi juaj kryesor do të jetë të bëni sa më pak pikë të mundemi, krejt e kundërta e lojërave të zakonshme për iPhone. Për më shumë informacion për sa i përket kërtij aplikacioni mund të lexoni recensionin tonë.

Konkursi do të përfundojë më 11 Maj në orën 17:00 (me orën shqiptare) dhe fituesit do të caktohen si në një llotari me anë të një programi që e bën në mënyrë automatike. Për të marrë pjesë keni tre mënyra. Sa më shumë mënyra të shfrytëzoni, aq më shumë mundësi keni që të përzgjidheni fitues!

Pjesëmarrje me anë të komenteve:

Ju mjafton të lini një koment poshtë këtij artikulli me fjalën "Marr pjesë", duhet të lidheni si përdorues i thjeshtë ose me profilin tuaj Disqus dhe duhet një email i saktë që t'ju dërgojmë kodin nëse shpalleni fitues, përndryshe nëse nuk vendosni një email të saktë, nuk do ta marrim fare në konsideratë pjesëmarrjen tuaj.

Pjesëmarrje me anë të Facebook:

Për të marrë pjesë me këtë mënyrë duhet të bëheni fan të faqes tonë në Facebook duke klikuar thjeshtë "Më pëlqen". Pastaj duhet të komentoni linkun e këtij artikulli në Facebook, dhe gjithashtu duhe të komentoni edhe këtë artikull duke lënë emrin dhe mbiemrin që përdorni në Facebook (duke e shkruar në koment ose duke e përdorur si nickname)
Shembull: "Marr pjesë edhe me anë të Facebook. Taulant Kola"

Pjesëmarrje me anë të Twitter:

Mund të merrni pjesë edhe me anë të Twitter. Ju mjafton të ndiqni iPhoneAlbania11 duke klikuar këtu. Më pas bëni një tweet, duke shkruar:

#Konkurs @iPhoneAlbania11 Fito 3 kode redeem për lojën Stay Hungry http://goo.gl/fb/abcd #stayhungry #redeemcontest #fitoaplikacione

dhe lini edhe një koment në këtë artikull duke sjellë edhe linkun e tweet-it tuaj. Ju kujtojmë që çdo tweet duhet të jetë publik dhe jo i mbrojtur.

Të gjithë ato që nuk do ti ndjekin ashtu siç duhet këto hapa, nuk do të jenë pjesë e konkursit tonë. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë, përveç autorëve të blogut dhe të gjithë stafit. Ju kujtojmë që seicili nga ju mund të lëjë maksimumi tre komente: një duke lënë një koment këtu poshtë "Marr pjesë", një duke shkruar emrin dhe mbiemrin që përdorni në Facebook dhe një duke sjellë linkun e tweet-it tuaj. Tentativat për të marrë pjesë dy herë duke përdorur emra dhe emaile të ndryshme nuk do të merren parasysh. Fituesi do të kontaktohet me anë të emailit në përfundim të llotarisë, për këtë është e rëndësishme që të përdorni një adresë emaili të rregullt. /iPhoneAlbania

Fituesit
Eklipsi Zemrave (Twitter)
Laidon Ibrushi (Blog)
Brian Dardha (Facebook)

11 comments: