Zach Epstein i BGR ka publikuar një tweet duke marrë një përgjigje direkte nga Philip Berne, menaxheri i marketingut të Samsung. Në mesazhin e tij në Twitter, nënvizohej cilësia e dobët e materialit të Galaxy S4, por drejtuesit e kompanisë Samsung nuk kanë qenë shumë dakord.

BGR është një faqe shumë popullore në rang botëror për sa i përket lajmeve që kanë të bëjnë me teknologjinë, dhe një tweet i tillë, nga një faqe e tillë, nuk mund të mos kthehet në një skandal. Epstein ka shkruar thjeshtë: "Ky është koveri i pasëm i një pajisjeje që kushton 640$" duke treguar në foto pjesën e pasme të një Samsung Galaxy S4.


Problemi që ka dashur të nënvizojë Epstein është se Samsung, ndryshe nga prodhuesit e tjerë si Apple, HTC dhe Nokia, i prodhon pajisjet e saj më të mira me materiale shumë të dobëta. Kompanitë e përmendura më sipër kanë kaluar të gjitha tek alumini, ndërsa S4 sipas Epstein të jep atë ndjesinë e diçkaje "të lirë" po ta krahasojmë me produktet e konkurencës. Po ju si mendoni? /iPhoneAlbania

4 comments:

  1. shumë e vërtet, produktet e Samsung janë totalisht të "shpifura" me një fjalë janë FALSO

    ReplyDelete
  2. A ki pa Hala Samsung Galaxy S4 une peronalisht e kam pa menty si leviz me sy etj prefekt asht Iphoni 5 ska gjo ne to

    ReplyDelete
  3. Ne norvegji ni iPhone 3G me ni Samsung s3 shoki..
    Edhe ni iPhone 5 te perdort me ni Samsung S4 te ri..

    ReplyDelete
  4. Shumë mirë shokut, me siguri keta po bajkan tregti prej Austrisë në Norvegji!!!!

    ReplyDelete