Për të gjithë lexuesit tanë që po prisnin me padurim një zgjidhje për të bërë unlock me anë të programit SAM, sot do të publikojmë një guidë për të zhbllokuar iPhone 4, 4S dhe iPhone 3GS me iOS 6.x, për të gjithë ato që kanë ruajtur activation tickets me anë të SAM. E përsërisim dhe një herë tjetër, kjo mënyrë zhbllokimi nuk punon për të gjithë, por vetëm për ato përdorues që kohë më parë kanë bërë Unlock me programin SAM me anë të guidës tonë, dhe tani falë activation tickets mund të vazhdojnë të bëjnë unlock edhe për iOS 6.1.
Çfarë duhet të dini?
- Duhet të keni bërë përpara jailbreak me anë të Evasi0n - Guida
- Përdorni programin 'Cookie' që do ta gjeni në Cydia për të bërë back up të SAM activation tickets.
- Kjo guidë punon për iOS 6.0-6.1.
- Guida punon vetëm për ato që kanë ruajtur SAM activation tickets.
- Përdorni kartën SIM që keni përdorur edhe më përpara për t'i bërë backup activation tickets.
- Nëse nuk e kuptoni këtë hap, prisni realizimin e një versioni më të ri të Redsn0w për të bërë jailbreak untethered të iOS 6.1 dhe çdo gjë do të bëhet vetë automatikisht.
- Kjo guidë punon për çdo lloj basebandi, me përjashtim të iPhone 5.
- iPhone 3GS baseband 5.16.08 e lart
- iPhone 4 baseband 4.12.05 e lart
- iPhone 4S baseband 3.4.02 / 3.4.01 e lart.
Hapi 1: Hapni Cydia, kërkoni për Cookie dhe instalojeni atë.
Guida 2: Unlock me anë të SAM duke zëvendësuar file-in Lockdown
Hapi 1: Hapni Cydia dhe instaloni SAM.
Hapi 3: Bëjini reboot iPhone
Hapi 4: Hapni programin Sam dhe klikoni Disable.
Hapi 5: Bëjini përsëri reboot, dhe prisni për sinjalin. Nëse keni kryer çdo veprim siç duhet, do të keni një iPhone të zhbllokuar me iOS 6.1.
Kjo ndoshta do të duket një guidë shumë e çuditshme dhe e vështirë për tu realizuar nga një përdorues i thjeshtë, por jam i sigurtë që ato që e njohin programin SAM dhe kanë bërë unlock me këtë mënyrë më përpara, nuk do të kenë probleme. Nëse ju duket shumë e pakuptueshme, ju ftojmë të prisni versionin e ri të Redsn0w për iOS 6.1, dhe do të jetë shumë më e thjeshtë për të gjithë. Ndërkohë ju ftojmë të lexoni këtë artikull për zgjidhjet e mundshme për Unlock iOS 6.x. /iPhoneAlbania













18 komente:
po une e kam fimware 04.11.08.a ben per kete baseband?
jailbrak me evasion ta bejme,dhe mbas jailbrekut ta instalojme menjehere programin SAM.
Te 2 guidat behen pasi eshte bere update tek 6.1 dhe JB apo jo? A bejn kto programe me ios 6.1? Flm
Punon me çdo baseband nëse e ke pasur të zhbllokuar më parë me anë të SAM!
Normalisht që duhet të kesh jailbreak dhe bëjnë edhe për iOS 6.1, nëse e ke pasur të zhbllokuar më parë me anë të SAM!
me sam e kam
Qita COOKIE me marr pasi te bejme update ne 6.1. a para se te bejme update,edhe nje problem tjeter si te beje update kur itunes nuk e njef iphonin tem ma qet error 0x80000012
E bera si that ju po apet nuk vin valet
Hapi 3: Mbasi të keni vendosur kartën sim, prisni pak sekonda dhe më pas shtypni "Restore Activation", a e ben restore iphonin apo veq programinn
E kam nje guide edhe une per ju nese kjo do t'ju duket me e thjeshte pa ua spjegoj, t'pakten une e perdori c'do here kur beje upgrade te ndonje verzioni me te ri te IOS, ndersa tani do tua tregoj guiden te cilen e kam perdor pikerisht per IOS 6.1
Se pari per te gjithe ju qe keni iPhone Sim Locked dhe e keni pas te zhbllokuar me ane te metodes SAM ju keshilloj qe Jailbrake te beni me ane te SNowbreeze, per shkak se nese e beni update ne itunes e pastaj deshironi te beni Jailbrake me ane te Evasion nuk e keni ate mundesi per shkak se Evasion kerkon qe iphoni te jete i aktivizuar per te mundur ta beni jailbrake.
Pra edhe nje here beni jailbrake me ane te snowbreeze, (si ta beni e keni komplet guditen ne iphonealbania) dhe ka fundi ku e keni opsionin activate ju duhet ta beni deactivate iphone dhe vazhdojeni proceduren e jailbrake, kur e tera te perfundoj instalojeni ne kompjuter programin iFunBox, dhe Activation TIckets nese i keni ne email bejauni download dhe ruani ne ndonje folder ne my computers.
Ndizeni iPhonin dhe aj do tju kerkoj ta fusni kartelen origjinale ne menyre qe te aktivizohet iPhoni i juaj, por ju qfar duhet te beni eshte qe ta lidhni iphonin me kompjuter nepermjet kablles USB, ta hapni programin iFunBox programi do ta detektoj paisjen tuaj, pastaj shkoni tek : Raw File system - var - root - library- Lockdown - hyni ne folderin lockdown dhe fshijeni tere permbajtjen e tije, pastaj shkoni tek activations tickets qe i keni rujt ne kompjuter beni copy dhe beni paste tek folderi Lockdown ne iFunbox , ndaleni iPhonin ndizeni prap dhe valet e operatorit tuaj do te paraqiten, ju duhet ti vazhdoni edhe nja 3 hapa te thjesht per ta aktivizuar paisjen, ndoshta me fjale po duket e komplikume po mu m'ka mar 5 minuta kohe, shpresoj t'ju kem ndihmu ndopak.
Cfare eshte ajo Karta sam se spo e kuptoj.. opsioni restore activation nuk mund ta zgjedhesh tek une..
Vetëm programin
i kam bere me te dyja metodat dhe prape nuk po me vine valet.si behet di gje se cfare ka.tek kjo metoda e dyte kujt ti bejme dissable se nuk e ke percaktuar
dendi kam ber restore itunes mu ka ndryshu modemi esht ba 04.12.05 aju jeket codi se me gevey sum ban
nese e ben jailbrake me snowubreeze, kur te arrini tek hapi i 6, klikoni tek General mos e shtypni activate dmth iphonit i mbetet te aktivizohet pasi ta kryni proceduren dhe ja u beni copy paste Activation Ticekts ne locdown folder siq e kam spjegu me poshte, pastaj kur restartohet valet i vin, po ju duhet te vazhdoni nja 3 hapa sikurse e keni blere iphonin e ri dhe e keni fut karten e operatorit and that's it, e di qe ju duket e komplikume me shkrim po me pak vemendje besoj qe e zhbllokoni.
Activation ticket funksionojnë vetëm për kartën sim që ke ruajtur ti më përpar, jo me të tjera.
sh flmmmmm une e zhbllokova me sukses :)
pershendetje, o dendi a mund te me informosh si mundem me dekodu iphone 4 nga sunrisse flm
Post a Comment