Një nga problemet kryesore të Jailbreak për iOS 6, ka qenë mosfunksionimi i aplikacionit "Weather". Kemi publikuar disa guida gjatë këtyre ditëve, por shumë nga ju akoma nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem. Atëherë kemi vendosur që sot të publikojmë një guidë përfundimtare për të gjithë ato që vazhdojnë të kenë këtë problem, edhe pasi kanë instaluar Evasi0n fix dhe UIKit Tools nga Cydia.
Guida
1. Në rradhë të parë duhet të instaloni programinin iFile nga Cydia, hapni këtë artikull nga Safari direkt në iPhone, iPod touch ose iPad ku keni edhe problemin me aplikacionin "Weather".
2. Shkarkoni paketën "iOS 6.x Weather App Fix.deb" për pajisjen tuaj duke klikuar këtu (sapo t'ju hapet faqja klikoni "Download").
3. Pasi ta keni shkarkuar, në Safari do ju kërkohet të hapni këtë file që sapo keni shkarkuar me anë të një programi që dëshironi. Ju duhet të zgjidhni iFile për ta hapur atë, "Open with iFile".
4. Tani do të hapet iFile me të gjitha opsionet. Zgjedhni "Install" dhe prisni pak. Pasi të kompletohet instalimi, do të shfaqet butoni ku shkruhet fund, dhe mund ta mbyllni atë.
Pasi të keni kryer këto hapa, pa bërë respring apo reboot të pajisjes tuaj, aplikacioni i Motit duhet të punojë. Nëse keni ndonjë problem ju ftojmë të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania


9 komente :
funksionoi pa nevoje per respring apo reboot
Edhe tek un funksionoi. Faleminderit.
Une i ndoqa te gjithe hapat por nuk funksionon. E provova dy here
kqyre video http://www.youtube.com/watch?v=RvrT_zP6s1w
Thnx IPHALB.
ndihm shum e madhe ku askundp nuk mundeshme gjet ne rrjet perveq iphone albanian funksionon super :D
faleminderit shummmm FUNKSIONON SUPEEER!!!
JENI ME TE MIRET IPHONE ALBANIA
Më falni a mund të më ndihmoni e njejta gje po me ndodh me whatsapp nuk hapet njesoj si weather ...?
faliminderit shum me funksionoi
Post a Comment