transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.

Jailbreak untethered për iOS 6.x duke ruajtur basebandin me anë të Sn0wBreeze 2.9.8 [Guida]

iH8sn0w sapo ka lëshuar një version të ri të programit Sn0wbreeze që tani na lejon të bëjmë jailbreak untethered të iOS 6 (6.0, 6.0.1, 6.0.2, 6.1) për të gjitha pajisjet Apple. Më poshtë do të gjeni të gjitha informacionet për sa i përket këtij versioni të ri, linket për shkarkim dhe guidën hap pas hapi për të bërë jailbreak me anë të këtij programi, ekskluzive vetëm për ato që kanë një kompjuter Windows.

Sn0wbreeze 2.9.8 është kompatibël me këto pajisje:
  • iPhone 3GS old bootrom
  • iPhone 3GS new bootrom
  • iPhone 4
  • iPod Touch 4G
  • Apple TV 2G
Çfarë ju nevojitet?
  • Sn0wbreeze për iOS 6 (download);
  • Sistem operativ Windows;
  • Firmware 6.0.x/6.1 origjinal Apple të shpëtuar në desktop;
  • Një nga pajisjet iOS që ndodhen në listën e mësipërme.
Guida
1. Hapni Snowbreeze dhe shtypni OK tek mesazhi i parë që do ju shfaqet në ekran. Në Windows Vista dhe 7 mund të jetë e nevojshme ta hapni programin si Administrator.


2. Tani do të shfaqet faqja e krediteve. Mbylleni duke shtypur “Close Credits”. Zgjedhni një nga mënyrat e disponueshme. E para, Baseband Preservation Mode, bën të mundur vetëm ruajtjen e basebandit nga përditësimi. Nuk do të bëjë jailbreak të pajisjes tuaj. (Për ato që kanë një iPhone me Sim të bllokuar). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dy mënyrat e tjera por që llogjikisht do të bëjnë edhe jailbreak.


3. Nëse jeni të interesuar të bëni jailbreak dhe jo vetëm të ruani basebandin, atëherë klikoni tek Expert Mode, më pas tek Browse dhe gjeni firmware 6.x origjinal për pajisjen tuaj që keni shpëtuar në kompjuter. Mund ta shkarkoni nga këtu.


4. Seleksiononi me një dopio klik me butonin e majtë të mausit. Sn0wbreeze do të verifikojë që versioni i firmware të zgjedhur është korrekt.


5. Pasi të njohë versioni e firmware të karikuar do të shfaqet në ekran një imazh i tillë me modeli e pajisje që dëshironi të zhbllokoni. Tani duke klikuar edhe një herë tjetër tek shigjeta blu, mund të vazhdoni përpara.


6. Do ju shfaqet në ekran kjo dritare:


Pasi të jemi në menunë kryesor, klikojmë tek General dhe heqim seleksionimin e opsionit Activate the iPhone, nëse iPhone i juaj është i zhbllokuar nga fabrika, përndryshe nëse keni një iPhone Sim-locked, atëherë lëreni atë aktive.


Edhe një herë tjetër: Për të gjithë ato që kanë një iPhone të bllokuar që e përdorin me chip, duhet të seleksionojnë opsionin Activate The iPhone, ndërsa ato që kanë një iPhone factory unlocked nuk duhet ta zgjedhin këtë opsion. Kur të keni përfunduar me modifikimet, klikoni disa herë shigjetën blu deri sa të ktheheni tek dritarja Menu. Pasi të keni mbërritur në këtë pikë klikoni tek Build dhe më pas me shigjetën blu vazhdoni përpara. Kontaktoni edhe kompaninë ku keni blerë Gevey, për tu informuar nëse funksionon me iOS 6.x.

7. Në faqen tjetër mund të të shtoni paktetat dhe repositoret në Cydia, duke evituar ta bëni atë manualisht nëpërmjet iPhone. Pasi të keni përfunduar edhe në këtë rast modifikimet, klikoni përsëri tek shigjeta blu.


8. Në këtë pikë do të kthehemi automatikisht në Home të Sn0wbreeze. Klikoni Build IPSW dhe më pas Next.


Programi do të nisë të krijojë një costum firmware në bazë të parametrave që keni caktuar ju. Dhe do ju kërkohet nëse dëshironi të luani Pac Man gjatë kohës që prisni.


Përfundoi me sukses!


9. Pasi të përfundojë proçesi duhet ta vendosni iPhone në DFU Mode. Sn0wbreeze do ju tregojë hapat që duhet të ndiqni.

Për ta vendosur në DFU Mode:
- Fikni pajisjen ndërsa është i lodhur me kompjuterin.
- Klikoni butonin Home + Power për 10 sekonda më pas lëshoni vetëm butonin e fikjes dhe vazhdoni të mbani shtypur atë Home.

10. Tani iTunes do të njohë një iPhone në restore mode. Për të instaluar costum firmware duhet të shtypni njëkohësisht butonin Shift nga tastiera dhe butonin Restore në iTunes.


11. Tani seleksiononi costum firmware që keni krijuar më parë dhe prisni disa minuta deri sa proçedura e restore të përfundojë.

Tani keni një iPhone jailbroken (untethered) të përditësuar në iOS 6.x. Për çdo problem ju fotjmë të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

41 komente :

aewsht gjailbreak untethered nese e baj me ket program dendi

po tash cila esht me emir per jailbreak SNOWBREZ apo direkt me EVASION?

''i-4s unlock v5.3'' kshtu quhet geveja ime ne iphone 4s.e kam ios 6.0.1 a munet mem ndihmu ndokush a bon edhe per ios 6.1 ? edhe a muj me ja bo restore iphonit me qit verzion pa kalu ne 6.1

E ata qe e kan nje iphone te bllokur qysh duhet te veprojnn

Un mendoj qe shum ma i mir edhe ma i leht osht evasion.

Kam iphone 4 te zhbllokuar me sam mund te Bej update me snowbreeze???

Dendi, kjo duhet bere patjeter apo me deshire, dhe per cfare sherben?

Un kam hedhur nje program nga cydia por nuk hapet.ikona me del.dini gje pse

Kjo është për ato që kanë një iPhone të bllokuar dhe duan të ruajnë basebandin.

Prit Ultrasn0w sepse me atë mund të bësh backup të activation ticket

Mund ti bësh jailbreak direkt iOS 6.0.1, pa kaluar në iOS 6.1 me anë të Evasi0n

Lexoje artikullin me kujdes, kjo është besoj pjesa që të intereson më shumë ty:


Për të gjithë ato që kanë një iPhone të bllokuar që e përdorin me chip, duhet të seleksionojnë opsionin Activate The iPhone, ndërsa ato që kanë një iPhone factory unlocked nuk duhet ta zgjedhin këtë opsion. Kur të keni përfunduar me modifikimet, klikoni disa herë shigjetën blu deri sa të ktheheni tek dritarja Menu. Pasi të keni mbërritur në këtë pikë klikoni tek Build dhe më pas me shigjetën blu vazhdoni përpara. Kontaktoni edhe kompaninë ku keni blerë Gevey, për tu informuar nëse funksionon me iOS 6.x.

Ku mund te bej verifikim nqs me punon chip-i me IOS 6 app jo sepse nuk e mbaj mend konpanine qe esht i blere

po e kam jaibrekun ne 6.0.1 po me ristartohet iphoni shpesh e duhet patjeter ni restore

une qe kom iphone 4 full unlock,cila eshte zgjidhja me e mir:Evasi0n apo Sn0wbreeze .???

un kam nje 3gs jo te zhbllokuar e perdorja me 5.1.1 me jailbreak tani i bera update qe mga itunes dhe tani me kerkon aktivizim dhe qe te bej jailbrek me evasion me thote aktivizoni iphonin pastaj beni jailbreak mund te behet me snowbrezze apo ne cfare emnyre mund ta bej jailbreak me evasion

dendi ultrasn0w a bon a duhet me prit hala se spo jom i sigurt iphone 4 sim locked veq me ja qit ios 6.1 spo di a mbon tani ultasnow ??

Varet nga baseband, pas pak do te publikojme dicka ne lidhje me Ultrasn0w

Provo te kontaktosh kompanine ku ke blere geveyn, megjithese duhet te funksionoje!

Me shishe boshe do na mashtrosh! Ja lexoje ketu si te instalosh vShare http://www.iphonealbania.net/2012/11/i-disponueshem-ne-cydia-installous-504.html

ultrasnow esht i disponushem me baseband 05.13.04 un e kisha ipad baseband por e bera downgrad ne kte baseband tani eshte ok!

Beje jealbreak tethered me redsnow pastaj,ne cydia e ke opsionin evasion untethered e instalon kte program dhe e fik dhe ndez pajisjen dhe e behet jailbreak untethered.

Mos jepni info te gabuara. Nuk punon te 4s dhe te 5.
Punon deri te IDevice A4

Mund te me ndihmoj dikush nqs mund ti bej jailbreak iphon-it me punon me gevey me bb 04.10.01 . Ku mund te shoh nqs me punon chipi me IOS 6 .

ca flet me shoko. kur nk merr vesh mos shkruj fare me i e mrapsht edhe atij tu e rrejt. nuk i futet ca ios te dush jo 6.0.1 apo 5.1. duhet te kesh te ruajtura shsh. pfff sa inat tvje kur nk merr vesh dhe shkruni gjasme dini.. ncncn

qka mendon dendi po ma qet kshtut kur tja bej me itunes restore ipsv 6.1 the iphone cannot be restored at this time because the iphone software update

the iphone cannot be restored at this time because the iphone software update

server could not be contacted or is temporarily unavailable

nuk punon me iphone 4s edhe 5 . ju lutna mos jipni info tgabume

Un provova me snowbreze
Custom iphone 4s nuk pranon
Ipsw not kompatib
Ka munsi ndonjeri ti ket funksionu kjo gje ndonje pergjegjje

se di qa u ba mue so tum ba hiq as me jailbreak as me itunes update ose restore iphone 4 esht me gevey esht

un e bona me ket procedur dhe shkoi super po pata pak problem me fut ne dfu mod, po tash e kam ni pytje, mu me tregun qe i kom thon me shku ne orange me cblloku se i ka kalu kontrata, e ata i kan than se kontrata i ka skadu, e duhet me qit versionin e fundit edhe cbllokohet qysh me vepru ma sigurt se po tutem mos po bllokohet

A osht e njejta Procedur per Iphone 3GS ios 4.1 bb 06.15.00 ?

pershendetje, kam iphone 4 sim lock , versionin 5.0.1 ,modem 01.59.00 , a mundem ta instaloj 6.1 dhe ta bej jailbreik , dhe a funksionon me pas ultrasnow per sim lock.

po e kam jaibrekun ne 6.0.1 po me ristartohet iphoni shpesh e duhet patjeter ni restore

Post a Comment

 

transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.