Jailbreak iOS 6: Ja programet më interesante që mund të gjeni në Cydia [iPhoneAlbania]

Jailbreak për iOS 6 është tashmë realitet dhe pjesa më e madhe e lexuesve të blogut tonë e kanë kryer atë dhe tani po përdorini normalisht Cydia në pajisjet e tyre. Në këtë artikull do të sjellim disa nga programet që sipas nesh janë më të domosdoshmet dhe që duhet ti keni patjetër. Normalisht që Cydia është e mbushur me tweaks interesant, kështu që nuk mund t'i përmendim të gjithë, për këtë mund të përdorni komentet më poshtë për t'i sugjeruar njëri tjetrit ndonjë tweak që ju e konsideroni interesant. Më poshtë keni edhe programet e cilësuara si më të mirat dhe më të nevojshmet nga stafi i iPhoneAlbania.

SBSettings [Menaxhim i avancuar i funksioneve më të përdorura]
Sigurisht, programi më i domosdoshëm në Cydia. SBSettings është një nga Tweak-ët më të famshëm të iOS që nga koha e iOS 2.0. Një nga funksionet më të domosdoshme të këtij aplikacioni është mbyllja e programeve në "Background" si dhe lirimi i memories RAM nga proçeset e "vdekura". Plus këtij funskioni mjaft të rëndësishëm, i shtohen fuksionet e fikje/ndezjes së iDevice, aktivizimi i rrjetit Edge, 3G, rrjetit Bluetooth dhe Wi-Fi.


iFile [File Manager]
iFile është një aplikacion që na lejon të eksplorojmë dhe të modifikojmë çdo program që kemi në direktorinë e iPhonit tonë. Me iFile mund të ndryshojmë emrin e çdo aplikacioni që dëshirojmë. Një tjetër funksion i rëndësishëm i këtij programi është se mund të hapim file dhe dokumenta të çfarëdo lloj formati.Formatet audio dhe video të pranueshme janë: mov, mp4, m4v, MPV, 3GP, AAC, AMR, ALAC, WAV, PCM, mp3.


BiteSMS [Aplikacion për menaxhimin e sms-ve]
BiteSMS është një aplikacion i krijuar nga stafi i Cydia. Versioni i fundit i lëshuar nga autorët e këtij programi, është "BiteSMS 6.0" që përshtatet shumë mire me iOS 5.x. Ky aplikacion përveç mundësive që i jep përdoruesit gjatë shkrimit të një sms-je, jep dhe mundësinë për të dërguar sms me kosto shumë të ulët.


MyWi [iPhone si një Router WiFi]
Të ndani lidhjen e internetit me pajisjet e tjera që kanë një skedë wifi është shpesh e vështirë. Në disa hapa të thjeshtë do të shpjegojmë si të trasformojmë iPhonin tonë në një router në mënyrë që të përdorim internetin edhe në iPad, kompjuter apo çdo lloj pajisjeje tjetër që ka vetëm një skedë wifi.


iBlackList [Bllokon thirrjet dhe sms-të]
Me iBlackList mund të bllokoni thirrjer ose mesazhet në hyrje nga një kontakt ose më shumë kontakte të rubrikës tuaj. iBlackList ndodhet në kategorinë iPhoneBrasil Apps, dhe pas instalimit është e nevojshme të fikni dhe rindizni iphonin dhe me hapjen e parë të programit të fusni passwordin që është 1.


iSlideText [Modifikon tekstin e "Slide To Unlock"]
Normalisht që nuk është i pari i kësaj kategorie, por iSlideText është një tweak i ri që lejon të modifikoni në mënyrë mjaft të thjeshtë të shkruajturën "Slide tu unlock" në lockscreen të iPhone, me një fjalë tjetër sipas dëshirës.


WinterBoard [Ndryshon grafikën e iPhone]
Ky aplikacion na shërben për të ndryshuar temën grafike të sistemit operativ iOS. Aplikacioni është krijuar nga programatorët e Cydia-s dhe mund të instalohet në aparatin tuaj vetëm në qoftë se keni bërë Jailbreak.


SiManager [Kopjon rubrikën telefonike nga iPhone tek scheda SIM] 
Apple akoma nuk ka bërë të mundur që përdoruesit e iPhone,cfarë do lloj modeli qofshin,të kenë mundësinë të kopjojnë rubrikën e kontakteve të telefonit drejtë skedës SIM. Ndërsa të kopjosh nga skeda SIM tek rubrika telefonike e vetë telefonit,është e mundur të bëhet. SiManager është një program i cili i bën të dyja opsionet.


iRealSMS [Menaxhon sms-të]
Ky aplikacion zëvëndëson programin e sistemit iOS për menaxhimin e sms-ve.Është një aplikacion që përmban cdo gjë për komunikimi me sms.Për të instaluar këtë program nevojitet që aparati elektronik të jetë i Jailbreak-uar.Shërbimet që ofron iRealSMS janë me të vertetë të paimagjinueshme.


Barrel [Ndryshon efektin e kalimit të faqeve]
"Barrel" është një aplikacion grafik,i cili një herë që instalohet,ndryshon efektin grafik të kalimit nga një faqe tek tjetra.Ky aplikacion është krijuar nga Cydia.Një herë që instalohet tek iPhone,do vini re që ka një shumëllojshmeri efektesh grafike që mund të zgjidhen për ti patur si efekt kur kaloni nga një faqe tek tjetra,në menune kryesore.


RemoveBG [Mbyll programet vetëm me një klik]
Sic e dimë, me publikimin e iOS 4, Apple futi për herë të parë koceptin e ekzekutimit të shumë programeve në te njëjtën kohë,"multitasking". Për sistemin iOS ishte një evolucion i vërtetë edhe pse arriti me pak vonesë.Ekzekutimi i shumë programeve në të njëjtën kohë,nga ana tjetër kërkon edhe parametra të larta të pjesëve fizike të aparatit Apple,aq sa tek iPhone 3G u vendos që multitasking të mos suportohej për arsye se vihej re një ngadalesim teper i madh në ekzekutimin e sistemit iOS tek këto aparate Apple.


Zeppelin [Ndryshoni logon e operatorit]
Zeppelin është një program që na lejon të zëvendësojmë logon e operatorit me disa ikona të tjera që do ti gjeni brenda settings të këtij tweak. Zeppelin është falas dhe mund ta provoni pa kosto shtesë.


Zephyr [Mbyllni një app me rrëshkitjen e gishtit]
Zephyr është një tweak mjaft interesant në Cydia që kryen rrolin e butonit Home duke mbyllur një aplikacion të caktuar ose duke kaluar nga njëra springboard në tjetrën. Me zephyr mjafton që të terhiqni gishtin nga poshtë lart në mënyrë të ngjashme me qendrën e njoftimeve të iOS 5, dhe ky program do të kryejë rolin e butonit home duke mbyllur aplikacionin që keni hapur. Mënyra tjetër bën të mundur kalimin nga njëra springboard tek tjetra me tërheqjen nga ana e djathtë në të majtë.



Safari Download Enabler [Download Manager për Safari]
Safari Download Enabler është një tweak i disponueshëm në Cydia që bën të mundur shkarkimin me anë të Safari në iOS 5.1.x. Kërkon një aplkacion të ndarë si iFile ose GoodReader, që janë në gjëndje të hapin çdo file të shkarkuar. Ky tweak zëvendëson butonin "Shtoni në listën e leximit" në menunë Safari me një buton të ri për të shkarkuar link në një dritare të re.


ProTube [Shiko dhe shkarko video nga YouTube]
ProTube është një aplikacion për YouTube me më shumë avantazhe se sa YouTube i cili gjëndet ne pajisjet iOS. Në ProTube ju mund të shfletoni normalisht nëpër YouTube, shikoni video HQ dhe SQ, të menaxhoni llogarinë tuaj, komentoni etj.. Gjithashtu ju mund të shkarkoni një sasi të pakufizuar videosh nga YouTube dhe ti shikoni ato offline.Mund të shkarkohen po ashtu edhe vetëm audio mp3 , kështu që ju mund të dëgjoni këngë sa herë që dëshironi. Pamja e ProTube është vërtet e bukur dhe e thjeshtë në përdorim. Videot ose mp3-të e shkarkuara mund të riemerohen, të fshihen, të transferohen në camera roll po ashtu edhe të dërgohen në email. Shkarkimi videove ose mp3-ve mund ta shikoni edhe gjatë shkarkimit, ku tregohet progresi i shkarkimit dhe koha. Shkarkimi mund edhe të ndërpritet dhe mund të shkarkoni disa video njëkohësisht. Tani falë AirPlay mund të shikoni video edhe në TV tuaj.


Quick Reply for WhatsApp [Përgjigje e shpejtë direkt nga Lockscreen]
Falë këtij tweak mund ti përgjigjemi një mesazhi që na kanë dërguar në WhatsApp pa ndërprerë atë që po bëjmë në iPhone. Quick Reply for WhatsApp ofron këtë mundësi në mënyrë të ngjashme me BiteSMS, kur aktivizojmë njoftimin do të hapet një dritare nga ku mund ti përgjigjemi menjëherë një mesazhi të caktuar. Pra mund të evitojmë të hapim aplikacionin, të presim sa të lidhet e të shkarkojë mesazhet e reja.


AquaBoard [Krijon efektin ujë kur prekni ekranin]
Program i cili sjellë një efekt grafik mjaft interesant i cili imiton levizjen e valëve që krijohen kur prekim mbi një sipërfaqe të lëngshme. Ky program quhet AquaBoard dhe ka shumë pak kohë që është i disponueshëm në Cydia Store. Programi përshtatet me iPhone, iPad dhe iPod dhe është krijuar nga programatori për iOS, Elias Limneos. Sapo ta instaloni efekti i ujit do të aplikohet tek Lock Screen dhe Home Screen.


Auxo [Një tweak që revolucionon krejtësisht Multitasking]
Nisi thjesht si një koncept që tregonte se si do të ishte multitasking i iOS në të ardhmen, por tashmë çdo gjë do të konretizohet në Auxo, një tweak i ri që do ju ofrojë një pamje të re për Multitasking në iOS, diçka që shpresojmë që Apple ta integojë në versionin e ardhshëm iOS 7. Auxo është një tweak që do të sjellë një grafikë më moderne për Multitasking, në vend të ikonava klasike të aplikacioneve, Auxo shfaq një "preview" të plotë të aplikacioneve të hapura dhe brenda ikonën referuese dhe poshtë emrin e aplikacionit.


Dashboard X [Sjell widgets në sistemin iOS]
Një funksion mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm që Android OS e ka dhe iOS nuk e ofron deri më sot, janë sistemi i Widget. Widget janë mini dritare që shfaqen në faqen kryesore të menu-së Home të Android dhe këto dritare përmbajnë informacione dhe funksione nga më të ndryshmet. Përshëmbull në një mini dritare tek menu-ja Home e iPhone ju mund të keni të gjitha funksionet që keni në Qëndrën e Njoftimeve dhe këtë dritare mund ta spostoni në cilin pozicion të dëshironi. Po ashtu mund të shtoni widget, sa të dëshironi.


PaperLock [Efekt në lockscreen]
PaperLock është një tweak mjaft interesant, që ju lejon të "shfletoni" faqen e Lockscreen për tu lidhur në faqen kryesore të iPhone. Ky tweak do të ndryshojë mënyrën për të zhbllokuar iPhone-in tuaj, efekti do të jetë i ngjashëm me shfletimin e një cope letre. Praktikisht do të ndryshoni temën e Lockscreen duke e shfletuar atë.


Unfold [Efekt interesant për Slide to unlock]
Unfold është një program i cili na lejon të ndryshojmë efektin grafik kur rrëshkasim gishtin për të ekzekutuar "Slide To Unlock". Në të vërtetë aplikacioni nuk ka ndonjë dobishmëri të madhe por ajo që spikat është mënyra se si faqja kalon grafikisht nga "Slide To Unlock" tek ikonat e menu-së Home.


Kjo ishte edhe lista e programeve më interesante që çdo përdorues iPhone duhet ti ketë. Normalisht këto janë ato që kemi përzgjedhur ne, në Cydia mund të gjeni shumë e shumë të tjera që ndonjërit nga ju mund ti duken edhe më interesante. Mund të lini një komente poshtë artikullit me përshtypjet apo sugjerimet tuaja. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

28 komente:

o kto spo bajn asnja po i instaloj prej cydia po asnja nuk gjindet askund skan kurfar effekti sedi pse iphone5 ios 6.1

Bajn shko te einshtellung edhe i aktivizon pas shkarkimit

Hej une e kam mar ios 6.1 dhe me thet kliko restore per mu istalu e kur ta bej restore ma kerkon karten origjinale te aperatorit qe esht e bllokuar a istalohet ios6.1 edhe nese e shyme dhe e dhezi iphonin

A ben ta di si quhet kjo theme tek winterboard?

Pershendetje a mund te me ndihmoni se ka problem me notification , nuk pom bojn edhe verizionin 6.1

mendoj qe MYWI nuk na duhet mo se tashme edhe vet apple na ka mundsu ket mundsi qe me perdor iphonin si router! d.m.th qe edhe pa my wi hiq munesh me bo iphonin si router per wifi

me ktheni nje pergjigje ju lutem pse me del ky problem, nuk me lejon ti bej as update e as restore.. ka 2 dit qe e provoj..??
a po ti bej direkt update nga celi

si te shtoj tek zeppelin operatoret shqiptar

e installousi a del ... (a ka naj program qe e zevevdeson)

Nesër do të publikojmë një artikull me alternativat më të mira.

Duhet ti marrësh nga repo e iPhoneAlbania http://www.iphonealbania.net/2012/02/iphonealbania-repository-repo-jone-ne.html

Provo të shkarkosh versionin më të ri të iTunes ose provoje nga një kompjuter tjetër.

Me personal Hotspot, e aktivizon nga settings http://www.iphonealbania.net/2012/10/iphonealbania-genius-3-si-te-aktivizoj.html

Provo ti bësh restore me iTunes dhe më pas jailbreak

kur mundem me dal ndoni pack per me ndreq qeta se sa her po restartohet nese po instaloj diqka ose per qfardo arsye po mbet nboot te icona apple a ka ndoni info

gjithsesi un u tregova i paduruar dhe i bera direkt update nga iphone, jo me itunes dmth dhe tani kam ngel ne recovery mode, cfar te bej qe te dal nga aty?

pse bre mua cka po i them me instalu nga keto programet me del keshtu HTTP/1.1 500 Internal Server Error, cka me duhet te beje? ??

Si ka mundesi qe nuk me punon zeppelin .kur shkoj te setigs dhe i bej enable iphoni kalon ne recovery mode dhe duhet ti heq sim qe te zhbllikohet ??

krejt nrregull e instalova kta po kur e instalova zeppelin me operator shqiptar mu fik iphone edhe veq um dridhet spo dhez ma sdi qka jeni ka boni edhe ju ma mir mos me ba jailbrek te ri kurr secilen her po vjen ma me probleme te mdha se herave tjera

Akoma nuk e kemi publikuar versionin për iOS 6 nga mbingarkesa. Këto ditë do ta sistemojmë.

a po ka naj alternativ tjeter sikur qe osht kane INSTALLUSI :) nese keni gjet tmir :D

pse shumica e ktyre aplikacioneve jan me lek??

pse nuk po mundem me marr zephyr me qet purchase a ka ndonje mundesi me marr ??

Si ka munci qe nuk me funksionon remove bg?

e kam bere restore dhe jailbreak po nuk po bojn perseri e desha ta provoj edhe me push doctor nga cydia , por thash tju pyes juve se a mund ta bej me pushdoctor dhe te mos ket probleme me cydia pastaj.

Post a Comment