Fotot e para të iPhone 5S?
Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili ka të bëjë me iPhone-in e ardhshëm që kompania Apple do të sjellë në treg. Në rrjet po qarkullon një fotografi në të cilën supozohet se do të jetë bordi logjik i iPhone 5S ose iPhone 6. Sipas zërave Apple ka filluar prodhimin e iPhone-it të ardhshëm në fabrikat e saj.
Duke parë fotografinë bordi logjik duket i njëjtë me bordin logjik të iPhone 5 dhe kjo do të thotë se dimensionet do të jenë të njëjtë me atë të iPhone-it aktual. Gjithashu mund të dalloni shumë qartë që bordi monton chip-in e ri A7 i cili do të ketë një proçesor me 4 njësi aritmetike, pra Quad Core. Frekuenca do të jetë 1.2Ghz dhe përveç kësaj do të ketë në bord chip-in grafik Quad Core PowerVR SGX554MP4 dhe 1Gb RAM.
Gjithses ky lajm është akoma i pakonfirmuar nga Apple dhe sigurisht në ditët e ardhshme do t'ju sjellim më shumë informacione. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e ardhshëm. /iPhoneAlbania


1 komente :
per HAVERIN nese e ke jailbreak dhe ke tentu te instalosh ndonje app nga ndonje instalous qe e ke mar nga Cydia ateher duhet se pari ne cydia ta instalosh AppSync iOS 5x ose 4x mvaret nga versioni qe ke ne iphon edhe kjo funksionon pa mar parasysh nga cila sources e mer ok
Post a Comment