Die Hard: loja zyrtare e filmit mbërrin në App Store

Në të njëjtën kohë që filmi Die Hard debuton në kinematë kryesore botërore, është lëshuar në App Store edhe loja zyrtare. Një ditë e mirë për të vdekur, është titulli i kapitullit të fundit të fundit të Die Hard, një prej filmave aksion më të suksesshëm që ka si protagonist kryesor policin John Mc Clane, të interpretuar nga aktori Bruce Willis.


FOX Digital Entertainment, ka publikuar gjatë kësa jave në App Store lojën zyrtare të dedikuar filmit Die Hard. Në këtë lojë do të vishemi me petkun e protagonistit Jack Mc Clane, djalit të John Mc Clane, një prej policëve më të famshëm në New York. Pikërisht falë famës së të atit, duhet të tregojmë se jemi në lartësinë e tij, duke ecur nëpër rrugët e Moskës e deri në Çernobil.


Die Hard është e disponueshme në App Store me çmimin 0,89€. Është kompatibël me iPhone, iPod touch dhe iPad. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

0 komente:

Post a Comment