Apple sapo ka lëshuar iOS 6.1.2 që rregullon disa bug të rëndësishëm që janë shfaqur në iOS 6.1.1. Ndër të cilët mund të përmendim një problem me kalendarin që rriste aktivitetin në rrjet dhe zvogëlonte shumë kohëzgjatjen e baterisë. Gjithashtu rregullon edhe një mangësi të vogël të sigurisë së Lock Screen, të zbuluar ditë më parë nga një hacker.
iOS 6.1.2 është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit nëpërmjet iTunes ose nëpërmjet funksionit OTA (Settings > General > Software Update). Nëse dëshironi të ruani jailbreak, ju këshillojmë të mos e instaloni iOS 6.1.2 por të prisni ndonjë njoftim zyrtar nga ana e Evad3rs. /iPhoneAlbania


3 komente :
Doli edhe evasi0n-1.4 qe perkrah ios 6.1.2
OK
a mund te me thot dikush se pse nuk mundem me bo direkt General > Software Update ne iphone ?
Post a Comment