Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
Njerëzit gjysëm të vdekur po tentojnë të pushtojnë shtëpinë dhe lulet që keni në kopshtin tuaj do të tentojnë ti ndalojnë ato me armë që i lështojnë nga petalet e tyre. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur dhe tërheqëse. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.
-AllPass, nga 0.89€, falas. /iPhone
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.
- Raiding Company, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Raiding Company është një lojë mjaft interesante në të cilën duhet të luftoni pa fund duke patur në dispozicion armë të ndryshme. Pra është një lojë me aksion. Ambjenti grafik është mjaft i këndshëm dhe kamer nga lart. Sigurisht është një lojë mjaft e bukur dhe ne jua këshillojmë ta provoni në iDevice-in tuaj.
- iTranslate Voice Instantly, nga 1.79€, falas. /iPhone
Ky program është mjaft inovativ sepse na lejon të përkthejmë gjuhën që flasim, në një gjuhë tjetër duke e folur atë pranë mikrofonit të iPhone. Kur flasim në një nga 38 gjuhët që ky program suporton, automatikisht do të dëgjojmë zërin tonë në gjuhën tjetër që zgjedhim nga lista. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.
- Army Vs Zombie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.







1 komente :
Ϻedical Acuρunсturists moldiness аlso cоmplete tаntric mаssagе training, although by one, these tyрes of useful tools, ωhat κind of professing are we going
away to end up οrganism? Јin Shin Јyutsu іs
a Chinese Mеthod acting οf ρlaсing and ѕhe sat nigh
me on the fοllowing sumptuosity sofa.
Feel free to surf to my blog :: call to order Sensual massage london
Post a Comment