Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
Ky program na jep mundësinë ta përdorim iPhone si një memorie mase me hyrje/dalje USB. Pra ky program na lejon që në iPhone të ruajmë çdo lloj formati file-esh. Pasi keni kaluar dokumentat tuaja në hapësirën e zgjedhur për të qënë si memorie mase, mund ti kaloni filet nga një Pc në një tjetër ose mund ti kontrolloni ato me fjalëkalim. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store këtë program.
- PhotoScan PDF Pro, nga 0,89€, Falas /iPad
- Tip & Tricks For OS X Lion, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet këtij programi ju mund të mësoni shumë truke të sistemit operativ Mac OS X Mountain Lion. Një her që e shkarkoni do të keni në iPhone ose iPad-in tuaj një guidë të plotë të këtij sistemi operativ ku mund të zbuloni çdo funksion të cilët do të na lejojnë ta përdorim shumë thjeshtë.
FlashLight është një program ndoshta jo dhe aq shumë i dobishëm por në ndonjë moment mund të na duhet. Përshëmbull mund të mbetemi, në një vënd të errët, pa ndritçim. Në këtë rast ky program duke shfrytëzuar blicin e fotokamerës së iPhone 4 dhe iPhone 4s. Gjithashtu mund të dërgojmë sinjale me dritë kundrejtë një iPhone tjetër që merr këtë sinjal.
- Password+, nga 1.79€, falas. /iPhone
Ky program mund të përdoret për të gjeneruar fjalëkalime ose Password-e të sigurtë. Më pas mund të ruajmë fjalëkalimet për çdo akount online, të kartave të kreditit si dhe informacione të tjera. Fjalë kalimet që ky program gjeneron janë të sigurta dhe i përgjigjen çdo lloj sistemi sigurie.
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.









0 komente :
Post a Comment