Aplikacione në ofertë - 19 Shkurt 2013

Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Z-Drums Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësin në stimulojmë instrumentin e baterisë në iPhone ose iPad dhe duke prekur mbi ekranin e këtyre të fundit mund të krijojmë tingullin e çdo pjese të këtij instrumenti muzikor. Pra në qoftë se jeni të apasionuar të këtij instrumenti ja vlen ta shkarkoni dhe ta provoni këtë program.


Flower Board, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flower Boardh është një lojë mjaft tërheqëse ku ju duhet të bashkoni bashkë 6 sfera të të njëjtës ngjyrë që ti zhdukni nga tavolina. Kini kujdes sepse duhet të boshatisni sa më shpjet tavolinën përpara se ajo të mbushet plot. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


iMajiCam Pro, nga 0.79€, falas. /iPhone
Ky program na lejon ti shtojmë efekte grafike, filmimeve që bëjmë me iPhone, në kohë reale. Programi i dedikohet të apasionuarve të video editing dhe jeni ju që duhet të kombinoni efektet sipas nevojës tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


- Swing King, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të drejtoni personazhin e lojës në aventura të ndryshme gjatë udhëtimit të tij të pafundëm. Do të keni mundësinë të luani në mbi 92 misione të ndryshme dhe sigurisht, dëfrimi është i garantuar. Ja vlen ta provoni.


- AngryFly, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AngryFly është një lojë majft interesant  dhe me aksion ku ju do të ndihmoni një insekt fluturues të eliminojë të gjithë armitë e saj. Loja është ndërtuar në një ambjen grafik mjaft të këndëshëm dhe është një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

4 komente:

Nuk po me bejn cydia , safary , email , maps , kalendari nuk me hapen si ti rregulloj kam iphone 4

beji restore dhe pastaj beji jailbreaak perseri :)

por e kam sim locked dhe nese e bej restore me kerkon karten origjinale dhe nuk di ta aktivizoj iphonin

Kam nje iphone 4 version 5.1.1 dua ta zhbllokoj qe te me pranoj karten .. Behet gje ?

Post a Comment