2012-ta ka qenë një vit i vështirë për botën e jailbreak pasi jailbreak untethered për iOS 6 akoma nuk është lëshuar. Megjithatë nuk kanë munguar programet interesante në Cydia. Ja edhe lista jonë me programet më të mira në Cydia për vitin 2012, natyrisht kërkojmë edhe mendimin tuaj për këtë listë.
Aero
Aero është një tweak mjaft interesant, i cili është krijuar nga SBCoder, i njëjti staf i cili ka krijuar aplikacionin Deck. Ky aplikacion sjell një koncept të ri të mënyrës së spostimit nga një aplikacion, në një tjetër. Përveç se sjell një mënyrër totalisht të re të spostimit nga një aplikacion në tjetër, i bashkangjit këtij funksioni disa efekte grafike të cilat aktivizohen në momentin që ne duam të spostohemi tek ndonjë aplikacion tjetër.
AquaBoard
Program i cili sjellë një efekt grafik mjaft interesant i cili imiton levizjen e valëve që krijohen kur prekim mbi një sipërfaqe të lëngshme. Ky program quhet AquaBoard dhe ka shumë pak kohë që është i disponueshëm në Cydia Store. Programi përshtatet me iPhone, iPad dhe iPod dhe është krijuar nga programatori për iOS, Elias Limneos. Sapo ta instaloni efekti i ujit do të aplikohet tek Lock Screen dhe Home Screen.
Auxo
Nisi thjesht si një koncept që tregonte se si do të ishte multitasking i iOS në të ardhmen, por tashmë çdo gjë do të konretizohet në Auxo, një tweak i ri që do ju ofrojë një pamje të re për Multitasking në iOS, diçka që shpresojmë që Apple ta integojë në versionin e ardhshëm iOS 7. Auxo është një tweak që do të sjellë një grafikë më moderne për Multitasking, në vend të ikonava klasike të aplikacioneve, Auxo shfaq një "preview" të plotë të aplikacioneve të hapura dhe brenda ikonën referuese dhe poshtë emrin e aplikacionit.
BrowserChooser
Ky program na jep mundësinë të vendosim Google Chrome si browser-in kryesor të iOS. Pasi ta instalojmë, nga menu-ja Settings e iOS do të na shtohet një menu e re e cila i përket rregullimeve për këtë program. Nga aty do të mund të zgjedhim Google Chrome si eksplorues kryesor të internetit për iOS. Përveç këtij funksioni do të mund të zgjedhim të ndryshojmë edhe fjalët që shfaqen kur tentojmë të hapim një link nga rrjeti i Internetit.
Dashboard X
Një funksion mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm që Android OS e ka dhe iOS nuk e ofron deri më sot, janë sistemi i Widget. Widget janë mini dritare që shfaqen në faqen kryesore të menu-së Home të Android dhe këto dritare përmbajnë informacione dhe funksione nga më të ndryshmet. Përshëmbull në një mini dritare tek menu-ja Home e iPhone ju mund të keni të gjitha funksionet që keni në Qëndrën e Njoftimeve dhe këtë dritare mund ta spostoni në cilin pozicion të dëshironi. Po ashtu mund të shtoni widget, sa të dëshironi.
Deck
Deck është një tweak për të cilin ju kemi folur edhe më përpara në një artikull më të detajuar, që shton disa funksione të Springboard, duke shtuar një bar të ri anësor me të vërtetë mjaft të nevojshëm dhe komod. Ky tweak është më në fund i disponueshëm në Cydia në repon e ModMyi.
DisplayCandy
DisplayCandy është një program mjaft interesant për sa i përket grafikës, i cili ka pak ditë që është prezantuar në Cydia. Krijuesi i këtij programi, Josh Kugelmann, ka sjellë një funksion mjaft interesant, funksion i cili na lejon të modifikojmë grafikën e hapjes së një programi në iOS, me disa efekte speciale mjaft të këndshme.
PaperLock
PaperLock është një tweak mjaft interesant, që ju lejon të "shfletoni" faqen e Lockscreen për tu lidhur në faqen kryesore të iPhone. Ky tweak do të ndryshojë mënyrën për të zhbllokuar iPhone-in tuaj, efekti do të jetë i ngjashëm me shfletimin e një cope letre. Praktikisht do të ndryshoni temën e Lockscreen duke e shfletuar atë.
SwipeSelection
SwipeSelection është një aplikacion i krijuar nga programatorët e Cydia, i cili na thjeshton shumë mënyrën e të shkruarit si në iPad po ashtu edhe në iPhone. Po çfarë funksionesh ofron ky aplikacion për të thjeshtëzuar mënyrën e të shkruarit?
Unfold
Unfold është një program i cili na lejon të ndryshojmë efektin grafik kur rrëshkasim gishtin për të ekzekutuar "Slide To Unlock". Në të vërtetë aplikacioni nuk ka ndonjë dobishmëri të madhe por ajo që spikat është mënyra se si faqja kalon grafikisht nga "Slide To Unlock" tek ikonat e menu-së Home.
Zeppelin
Zeppelin është një program që na lejon të zëvendësojmë logon e operatorit me disa ikona të tjera që do ti gjeni brenda settings të këtij tweak. Zeppelin është falas dhe mund ta provoni pa kosto shtesë. /
iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment