Për të qëndruar me hapin e gjigandëve si Safari, Firefox ose Google Chrome, edhe kompania Opera ka menduar të krijojë një Internet Browser komplet të ri për Android dhe iOS, i cili do të sillet për publikun muajin Mars. Browser-i do të quhet Opera Ice dhe do të sjellë inovacion në këtë aspekt.
Opera Ice është një Client i bazuar mbi teknologjinë WebKit dhe kjo do të thotë se programi do t na lejojë të instalojmë shumë funksione siç bëjmë me versionin për PC. Zhvilluesit e këtij programi kanë premtuar se ky i fundit do të ketë sa më pak butona dhe shumë funksione do të kryhen nëpërmjet Gesture të ekranit Touch.
Krijuesit e këtij programi premtojnë gjithashtu se Opera Ice nuk do të ketë integrim me Opera Mini dhe se Opera Mini do të vazhdojë të zhvillohet akoma nga shtëpia krijuese Norvegjeze dhe siç thamë në fillim, ata shpresojnë ta publikojnë këtë program nga fillimi i Marsit.
Pra siç shihet së shpejti do të vij një program i cili do të sfidojë drejtëpërdrejtë programe si Safari apo Google Chrome, dhe mbi të gjitha me shumë funksione të reja dhe inovative. Për më tepër po ju prezantojmë një video ku shihet në aksion ky program. /iPhoneAlbania










0 komente:
Post a Comment