Zërat për realizimin e një iPhone 5 ekonomik sa vijnë e shtohen dita ditës. Në bazë të këtyre thashethemeve, faqja
Nowhereelse ka realizuar një koncept të atij që mund të jetë iPhone më i lirë i historisë. Edhe pse iPhone 5 ka pak muaj që ka dalur në treg, janë të shumtë ato që mbështesin idenë e realizimit të një iPhone ekonomik nga ana e Apple
Në foto mund të admironi konceptin e një iPhone me ekran 3.5" dhe trup prej polikarbonati, i përqëndruar në përmbajtjetn e kostos së prodhimit. Shumë burime mendojnës se iPhone ekonomik mund të ketë një çmim me të vërtetë mjaft të lirë, flitet për 149 dollarë. Personalisht mendoj se është e pamundur që iPhone të ketë këtë çmim, megjithatë nuk i dihet.
Koncepti është i realizuar me të vërtetë mirë në çdo detaj. Ky iPhone hipotetik duhet të ketë të njëjtën pamje me iPhone 5, të njëjtat ngjyra dhe butona. Diferenca qëndron pikërisht tek trupi dhe ekrani që nuk duhet të jetë retina, plus një reduktim në nivein e potencës së CPU/GPU, RAM e dhe memorie që mund të jetë 8GB. Po ju si mendoni, do ju pëlqente një iPhone i tillë? /
iPhoneAlbania
2 komente :
Joooo larg qoft sepse atehere do e humbiste vleren iphone dhe mbi te gjitha kompania Appel
nuk eshte mire kjo se do i vendosin pjeset me te lira po te ishte si eshte tani me te njejtat pjese e te kushtoj me lire ok ndryshe jo
Post a Comment