Gjatë kësaj jave kemi publikuar disa koncepe mjaft interesant, disa prej tyre na kanë sjellur disa funksione mjaft interesante, dhe janë të shumë ato që shpresojnë që Apple ti integrojnë në iOS 7 në të ardhmen. Sot do ju prezantojmë një koncept që shton funksione të ndryshme në LockScreen të iOS. Le ta shohim më në detaj atë.
Ky koncept na lejon të aktivizojmë disa funksione të sistemit direkt nga Lockscreen, thjeshtë me një prekje. Funksione si WiFi, Bluetooth, HotSpot Personal dhe airplane mode do ti gjeni menjëherë poshtë orës, siç mund ta shikoni edhe nga videoja:
Natyrisht shpresojmë që ndonjë zhvillues i njohur i botës jailbreak, ta transformojë këtë koncept në një tweak për Cydia. Një ide mjaft e mirë për Apple, shpresojmë që iOS 7 të na rezervojë surpriza të tilla. Si ju duket ky koncept? /iPhoneAlbania


1 komente :
Persh. Une i kam te ruajtura SHSH po doja te pyesja a ben te kaloj nga ios 5.0.1 qe kam aktualisht ne 5.1 qe te kem perseri jeailbreak ? Flm
Post a Comment