Sipas një analize të fundit nga Jay Freeman, i njohur edhe si Saurik, numri i pajisjeve jailbroken dmth që kanë të instaluar Cydia, ka kaluar 22 milion terminale ndër të cilët iPhone, iPod touch dhe iPad. Duke u bazuar tek përqindjet e ofruara nga krijuesi i Cydia, aktualisht janë plot 22.780.029 pajisje Apple që kanë bërë jailbreak.
Sikur të mos mjaftonte, Freeman ka dashur të japë edhe disa përqindje për sa i përket trafikut të përgjithshëm në serverat e Cydia. Nga këto analiza, që marrin në konsideratë vetëm dy muajt e fundit, del se 34,9% e pajisjeve që lidhen me Cydia janë iPhone 4, e ndjekur nga iPhone 4S (20,4%) dhe iPhone 3GS (11,9%) dhe 3G (5,7%).











2 komente:
o stafi a keni gjet naj metod si me jailbreak iphonen 5?
Nuk ka akoma, pritet te dale sebashku me ios 6.1
Post a Comment