Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:
Ky program na lejon të ruajmë sa më mirë materialet personale në iPhone. Në qoftë se keni fotografi, video ose dokumenta të rëndësishëm për ju dhe nuk doni që të tjerët ti shikojnë, ky program do t'ju japë mundësinë ti vendosni fjalkalim për ti konsultuar ato. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.
- Freestyle Baseball Plus, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Freestyle Baseball është një lojë mjaft tërheqëse dhe impenjative në të cilën ju mund të luani lojën e baseball në qytet të ndryshme të botës. Mund të luani online ose të nisni një karrierë. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft real dhe do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.
- Text On Foto, nga 1.79€, falas. /iPhone
Nëpër mjet këtij programi mund të modifikoni fotografitë që keni në Galerinë e Fotove në iPhone, duke i shtuar fusha tekstesh në cilindo pozicion të fotos që dëshironi. Përveç këtij funksioni, ai ju lejon ti aplikoni disa efekte grafike bazë, fotove. Më pas mund ti ruani ato dhe ti publikoni në rrjetet sociale si Twitter apo Facebook.
- Data Master, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të menaxhojmë sasinë e të dhënave që harxhojmë gjatë lundrimit në internet me rrjetin 4G,3G, Edge ose GPRS. Sapo e instalojmë programi do të na kërkojë ti japim informacione të ndryshme në lidhje me sasin e të dhënave që kemi në dispozicion nga kompania telefonike, datën e fillimit të kontratës dhe kohë zgjatjen e saj. Më pas programi do ti llogarisë vetë sasinë e të dhënave të konsumuara.
- Tristis, nga 0.89€, falas. /iPhone
Në këtë lojë kuic detyra juaj është shumë e thjeshtë. Duhet të kombinoni kutitë në mënyrë të tillë që shuma vertikalisht ose horizontalisht të jetë 65. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thjeshtë dhe do të luftoni gjithmonë kundra faktorit kohë.
Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.















5 komente:
My folder pro po te qet ne Google page
e rregullova :-)
ku muna me downlodu free whatsapp a eshte ne oferte ende
Jo, tani është me pagesë!
Download linkSEΧ Videos. Ϲon ra�сes
milenаrias y originado en Jap�n, el m�tоԁo ԁе Тantriс Massagе сreaԁo por el Dr.
Miκаο Usui, proρonе fir the heаd in the outset.
Continuе massagіng his ѕome the meteг.
only sοundѕ mystic anԁ aρhrodisiacal but уou may
not be intο new-age spirіtuality.
ӏ stаrted maѕѕaging one οf
her ѕtoppage reсіtal fоr a bit and try this ωoгκout.
Also visit my blog :: tantra
Post a Comment