Ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare:
Natën e mirë princeshë e ëmbël,Faqja pirate më e famshme për iOS na jep lamtumirën. Hackulous dhe në veçanti Installous ka ofruar gjatë gjithë këtyre viteve aplikacione iOS të crack-uara, dmth të gjitha falas. Shumë përdorues kryenin jailbreak vetëm për të shfrytëzuar këtë program dhe për të marrë app falas, që sot nuk do të jetë më e mundur.
Na vjen shumë keq që po njoftojmë se Hackulous është gati të mbyllet. Pas shumë vitesh aktiviteti komuniteti ynë është bërë i ndenjur dhe forumet tona ngjajnë me një qytet fantazëm. Është bërë mjaft e vështirë për ti mbajtur online të gjitha shërbimet tona dhe për të mbajtur të organizuar mirë forumin tonë pavarësisht përkushtimit të madh nga ana e stafit tonë. Ne u jemi tepër mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe vlerësimet që kemi marrë gjatë këtyre viteve dhe shpresojmë që komunitete të reja të lindin nga hiri jonë.



9 komente :
e kam akoma iphonin me ver. 5.0.1 vetem per te perdorur kte prog.. nqs mbyllet do e shes iphone fare :(
Do dalin alternativa të tjera, një prsh ështe edhe Vshare!
http://www.iphonealbania.net/2012/08/vshare-nje-alternative-e-vlefshme-e.html
Nese mbyllet installous atehere me kenaqesi do te blej samsun ose sony.
Me ne fund... ikni dhe blejini aplikacionet!
Po mdoket qe ja ka arrit qellimit appel me ket iOS6,
ofofofofof katastrof per ne valla
po nese zhduket installous a do shduken edhe apps qe jan te instaluara.
Jo jo, ato janë file .ipa, nuk ndryshon asgjë pasi janë të instaluara.
Edhe një mundesi tjeter qe te shkarkoni Apps gratis;
http://www.25pp.com/
Fatkeqsisht faqja është në gjuhen kineze, unë e prektheva me google translate
Post a Comment