Na ofroni një kafe!

20.02.2013 (2 €) Kliti
15.02.2013 (6 €) Elson
14.01.2013 (5 €) Ergys

Komentet e fundit

Artikulli më popullor

Sponsor

Kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile njofton së shpejti do të nisë shërbimin 3G. Mbulimi me shërbim 3G fillon në janar 2013 me Tiranën dhe do të zgjerohet në të gjithë vendin brenda pak muajsh. “Me ndihmën e teknologjisë Dual Carrier, që është unike në Shqipëri, do të bëhet e mudur shpejtësia maksimale e arritur deri tani në Shqipëri.

Kjo teknologji po zgjerohet në të gjithë vendin në mënyrë që çdo përdorues të përfitojë nga kjo eksperiencë unike në treg. Suporti i fuqishëm nga infrastruktura e fibrave optike të ALBtelecom do ta bëjë teknologjinë 3G të ofruar nga Eagle Mobile internetin më të shpejtë celular të ofruar në vend.

Me ndihmën e teknologjisë bartëse të dyfishtë, 2 frekuencat e bandave do të përdoren në të njëjtën kohë, duke bërë të mundur shkarkime të dhënash që mund të arrijnë deri në 42 Mbps. Pavarësisht se kjo shpejtësi mund të arrihet në kushte laboratorike, Eagle Mobile arriti shpejtësinë 40 Mbps në praktikë”, thuhet në njoftimin e Eagle Mobile. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

3 comments:

  1. Keshtu thot dhe amc dhe vodafoni por ne te vertet as 5 mb nuk vjen. Nese e mbani mend testin qe u krye nga dikush i njohur ne fushen e fotografis dhe kamerave ( kerkoj ndjes qe sme kujtohet emri i tij ),
    Vodafoni ofronte 5 mega download dhe amc ofronte 4 mega.
    Kot mshtrime i kan ato qe thon 40 mb.

    ReplyDelete
  2. Faktikisht 40MB vështirë të arrijë, ajo mund të arrihet vetëm me çelës usb, por prapë nuk është keq rrjeti 3G në Shqipëri. Vodafone që unë kam testuar ka një shpejtësi mjaft të mirë.

    ReplyDelete
  3. Po t krahasosh me 3G ne itali ose ne greqi e shikon se sa shum ndryshoj shpejtesia e internetit.
    Po ne mir qe kemi dhe kete thuaj se do ishim me rjetin GPRS ose EDGE akoma.

    ReplyDelete