transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.

Si të bëni jailbreak tethered në iPhone 4 dhe 3GS me iOS 6 me anë të Redsn0w [Guida]

Me lëshimin e versionit të ri të Redsn0w, Dev-Team ka sjellur më në fund mundësinë për të bërë jailbreak të plotë në pajisjet A4 dhe më të vjetra që kanë të instaluar iOS 6. Më përpara, Cydia duhet të instalohej manualisht, ndërsa tani falë Redsn0w 0.9.15b1, mund të bëni çdo gjë në mënyrë automatike ndërsa kryeni Jailbreak.

Shënim: Ju kujtojmë që bëhet fjalë për jailbreak tethered, dmth do ju duhet ta lidhni iPhone me kompjuterin nëse ju e fikni atë, dhe të shtypni butonin "Just boot" në Redsn0w, gjithashtu ju njoftojmë që kjo guidë nuk bën për iPhone 4S dhe iPhone 5, ndërsa për iPhone 3GS old bootrom, jailbreak është untethered.

Guida

Hapi 1: Krijoni një kartelë (folder) në kompjuterin tuaj dhe emërojeni atë Pwnage. Shkarkoni versionin e fundit të Redsn0w nga seksionin jonë i programeve dhe pozicionojeni atë brenda kartelës me emrin Pwnage që krijuar më parë. Në të njëjtën kohë shkarkoni edhe versionin e iOS 6 për pajisjen tuaj (shkarko) dhe vendoseni brenda të njëjtës kartelë.


Nëse keni një iPhone të bllokuar me ndonjë kompani të huaj dhe ju duhet të ruani basebandin përpara se ta përditësoni atë në iOS 6, atëherë prisni guidën tonë, pasi do ta publikojmë shumë shpejt në faqen tonë. 

Hapi 2: Hapni programin Redsn0w, lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe më pas shtypni butonin Jailbreak.


Hapi 3: Fikni iPhone dhe shtypni butonin Next.

Hapi 4: Tani duhet ta vendosni pajisjen tuaj në DFU Mode. Mbani shtypur butonin Home dhe Power për 10 sekonda; lëshoni butonin Power dhe vazhdoni të mbani shtypur atë Home deri sa Redsn0w të njohë pajisjen tuaj në Dfu.


Hapi 5: iPhone do të bëhet exploit me anë të Limera1n. Redsn0w do të vazhdojë vetë duke përgatitur të dhënat për jailbreak.


Hapi 6: Zgjedhni opsionin Cydia tek lista dhe shypni përsëri Next.


Hapi 7: iPhone do të fiket dhe Redsn0w do të nisë të upload të RAM Disk dhe Kernel. Pasi të përfundoj ky proçes, Redsn0w do të konfirmojë se jailbreak ka përfunduar. Prisni pak minuta dhe çdo gjë do të shkojë me sukses.


Çfarë të bëni kur e fikni iPhone-in?
Pasi të keni kryer jailbreak tethered sa herë të fikni dhe rindizni iPhone, keni nevojë për një kompjuter dhe Redsn0w.

1. Nga menuja kryesor i Redsn0w, shtypni butonin Extras.


2. Zgjedhni opsionin "Just Boot" nga menuja Extras dhe ndiqni instruksionet.


3. Duhet ta vendosni përsëri pajisjen në DFU, si më lart.


Pjesa tjetër do të jetë automatike dhe Redsn0w do të merret me ndezjen e iPhone. Pas pak sekondash pajisja juaj do të kthehet të punojë rregullisht duke e ruajtur jailbreak. Nëse keni ndonjë paqartësi mund të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

10 komente :

Iphonealbania jeni te jashtezakonshem. Ju pergezoj.

nese kemi bere update ios 6 para ca dite teni nuk punon karta sim ka mundsi ti bejm install ipad basband a po jo per te bere ultrasnow qe tpunoj me qdo kart sim

Staff I IphoneAlbania Ju Kisha Kshillu E ju kisha thon Qe Mos i Fshini Comentet Qe Jem te interesum na Po Ktheni Pergjigje e Mos i Fshini se nuk eshte e drejt me i fshi Comentet e Qofse Nuk Keni Pergjigje apo Nuk Dini Thjesht Pergjigjen E Jepni Nuk Dim E jo me i Fshi Comentet Flm Per Mirkuptim Kaloni Mir

Flmm Stafii i Iphone Albania Jam me Ios6 Edhe Arrita Ta Boj jailbreak Dhe Cydia Gjitheqka N`rregull Flm Ju Pergezoj Per Veprimet Me Rrespekt Gjith Staffi i IphoneAlbania

Te Waiting for rebot ndalet dhe nuk punon mo ?? qkat bajj /?????

Pershendetje, kam nje iphone 3gs e kam bere ios6 mirepo sma merr sim karten ka ndonje rrugzgjidhje apo duhet bere vers 5.0.1 me kte ves punon karta sim 5.0.1

Faleminderit!

Nese e ke sim-locked duhet te instalosh ultrasn0w ose te besh downgrade baseband

te kjo pjesa qe thu duhet te prisni disa minuta a mund ta di perafersisht a minuta sa kam ca minuta qe pres un.

Post a Comment

 

transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.