transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.

Unlock: Zgjidhjet e mundshme për përdoruesit shqiptarë me iPhone Sim-Locked [iPhoneAlbania]

Keni blerë një iPhone të bllokuar (sim-locked) jashtë shtetit ose në Shqipëri por nuk arrini ta përdorni dot me kartat shqiptare, por vetëm me atë origjinale? Ky është një problem që prek pjesën më të madhe të përdoruesve shqiptarë, që për të kursyer blejnë një iPhone Sim-Locked nga një kompani e huaj, që nganjëherë i kushton edhe më shtrenjë se sa një iPhone i ri me garanci i blerë në App Store. Kjo sepse, nuk është gjithmonë e thjeshtë të bëjmë një iPhone të punojë me kartat shqiptare. Ka disa mënyra zhbllokimi që do i citojmë më poshtë.


Gevey Sim - Mënyra kryesore, dhe ndoshta edhe më e përdorura është Gevey Sim. Një chip që kushton nga 20€ deri në 60€ dhe që bën të mundur përdorimin e iPhone me çfarëdo lloj karte. Kjo zgjidhje është e mundur sigurisht për iPhone 4S, pasi versioni i ri Ultras S funskionon për të gjitha llojet e iPhone 4S, por nuk mund të thjemi të njëjtën gjë për iPhone 4 me baseband 04.11.08 dhe 04.12.01. Këto dy lloj baseband nuk mund të zhbllokohen me Gevey Sim.


Preserve Baseband - Për të gjithë ato që kanë një iPhone 4, që e përdorin me Gevey por që nuk kanë bsebandet e sipërpërmendura, një zgjidhje do të ishte preserve baseband. Dmth ruajtja e basebandit të vjetër në mënyrë që të funksionojë Gevey Sim, pasi nëse do i bënim updatë të thjeshtë, pa ruajtur basebandin, atëherë do të kalonim në versionin 04.12.01 dhe nuk do të funskiononte më Gevey Sim që kemi. Për të bërë preserve baseband mund të përdorni programe si Redsn0w apo Sn0wbreeze dhe ndonjë tjetër, çdo guidë do ta gjeni tek faqja jonë.


Ultrasn0w - Kjo është metoda më e mirë e zhbllokimit për të gjithë përdoruesit që kanë një iPhone 3G ose 3GS. Ju mjafton të keni bërë jailbreak dhe të instaloni nga Cydia programin Ultrasn0w dhe do të zhbllokoni menjëherë valët e iPhone edhe për kartat shqiptare. Tani edhe ato që kanë një iPhone me baseband 06.15. mund ti bëjnë downgrade me anë të Redsn0w dhe më pas të bëjnë unlock me anë të Ultrasn0w.


SAM - Nëse keni kryer më parë zhbllokimin e iPhone me anë të metodës SAM dhe keni ruajtur Activation Ticket për kartën tuaj sim, atëherë mund të bëni restore të zhbllokimt duke përdorur Activation Ticket që keni ruajtur më parë. Për të bërë këtë ju ftojmë të lëxoni guidën tonë. Ju kujtojmë që kjo mënyrë zhbllokimi është bllokuar tashmë nga Apple dhe vlen vetëm për ato që e kanë kryer këtë zhbllokim kohë më parë, kur ishte akoma e mundur një gjë e tillë.


Unlock IMEI - Nëse anjëra nga këto mënyra nuk është e vlefshme për iPhone-in tuja atëherë mënyra e vetme që keni për të zhbllokuar valët e iPhone-it tuaj, është zhbllokimi i imei. Kjo mund të bëhet duke kontaktuar direkt operatorin me të cilin është i bllokuar telefoni juaj. Në këtë mënyrë do ju kushtonte më pak ose mund të jetë edhe falas si në rastin e AT&T. Përndryshe, nëse nuk keni mundësi ta bëni direk me operatorin, për arsye të ndryshme që mund të keni, zgjidhja e vetme që ju ngelet është ta bëni atë online me faqe që ofrojnë një shërbim të tillë. Ajo që këshillojmë ne është Unlock iPhone Albania, që ofron çmimin më të lirë në treg. Ose faqe të tjera të huja si për shembull: OfficialiPhoneUnlock.co.uk, është nj faqe që zhbllokojn telefonin në këtë mënyrë dhe çmimet variojnë nga lloji i operatorit, mund ti kontrolloni ato tek faqja e tyre. Për më tepër mund të lexoni artikullin tonë. Ose dy faqe të tjera që ne kemi testuar dhe që funksionojnë 100% janë: Cutyoursim dhe Allgsmunlock.

Por përveç tyre ka edhe shumë faqe të tjera të ngjashme, që ne nuk i kemi provuar dhe që mund ta bëjnë me një çmim edhe më të lirë. Gjithashtu, edhe në qytetet ku banoni, mund të ketë ndonjë dyqan që merret me rregullimin e pajisjeve Apple, që mund të kryej një shërbim të tillë. Zhbllokimi i iPhone me këtë mënyrë është përfundimtar dhe kjo duhet ta themi që është mënyra më e mirë, pasi nuk do të keni më probleme dhe do të kryeni çdo update që dëshironi dhe telefoni juaj do të punojë me çfarëdo lloj karte sim. Tek kjo faqe (imei.info) mund të kontrolloni me cilën kompani është i bllokuar iPhone që keni në përdorim. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

4 komente :

Kam nje iphone 4 version 5.1.1 me baseband 04.12.1 doja te dija a ka ndonje menyre per ta zhbllokuar qe te punoj me karte shqiptare?

Menyrat jane ato lart qe kemi permendur ne artikull!

pershendetje , amund te bej unlock me ultrasn0w nese e perditesoj iphone 3gs me baseband 06.15.00 ne ios 6.
falmnderit!

a din mem tregu e kom iphone 4s nga finlanda operatori o sonera du me bo full unlock a ka mundsi mem tregu a zhbllokohet se disa mkan thon jo jam nga kosova !

Post a Comment

 

transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.