iPhone 5: ekrani i modelit të ri do të jetë akoma më i hollë me implementimin e teknologjisë in-cell

Wall Street Journal raporton se ndërmarrja Apple do të implemetoj teknologjinë in-cell për të mbajtur sa më të hollë ekranin e smartphone-it të ardhshëm iPhone.Sipas po këtij burimi, bëhet e ditur se tre janë kompani që po punojnë për prodhimin e ekranit të ri të iPhone: Sharp, LG dhe Japan Display.

Gjithashtu vihet në pah se gjenerata e re e iPhone do të ketë ekran më të madh sesa ai paraprak – ndoshta 4 polësh - ndërsa teknologjia in-cell, e cila bashkon senzorët e prekjes me vetë ekranin LCD, do të reduktojë trashësinë e saj, meqënëse e bën të panevojshme praninë e një shtrese të veçantë ‘touch-screen’. Është pikërisht mungesa e kësaj shtrese që e bënë ekranin më të hollë dhe rrit cilësinë e imazheve që shfaqen në të.

Pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë rreth iPhone-it të ri, nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar nëse do të ketë vertetë ekran më të madh dhe në të njëjtën kohë nuk është dhënë asnjë detaj mbi dizajnin e tij. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

0 komente:

Post a Comment