Browser Changer, program që na lejon të zgjedhim Google Chrome si browser-in kryesor

Rayan Petrich është një nga programatorët më me emër në Cydia dhe programi më i ri që ai ka publikuar në këtë App Store alternativ është Browser Changer. Ky program na jep mundësinë të vendosim Google Chrome si browser-in kryesor të iOS.

Pasi ta instalojmë, nga menu-ja Settings e iOS do të na shtohet një menu e re e cila i përket rregullimeve për këtë program. Nga aty do të mund të zgjedhim Google Chrome si eksplorues kryesor të internetit për iOS. Përveç këtij funksioni do të mund të zgjedhim të ndryshojmë edhe fjalët që shfaqen kur tentojmë të hapim një link nga rrjeti i Internetit. Kur tentojmë të hapim një link të tillë sistemi operativ iOS na shfaq mesazhin "Open With Safari". Në qoftë se ne zgjedhim si eksplorues Google Chrome, nga menuja e ndryshimeve të programit Browser Changer do të mund të ndryshojmë edhe këtë shkrim në "Open With Google Chrome".

Tjetër funksion mjaft interesant është edhe mundësia për të krijuar të ashtu quajturat ShortCut të linqeve të preferuar në menu-në Home të iOS, me Google Chrome. Por funksioni më i rëndësishëm është mundësia për të hapur edhe ShortCut-et e krijuar me Safari direkt në Google Chrome. Të gjitha këto funksione mund të kontrollohen nga menu-ja rregulluese e BrowserChooser që siç ju thashë më sipër do ta gjeni tek menu-ja Settings e iOS.

Ky program mund të shkarkohet falas nga repozitori i BigBoss dhe kusht i nevojshëm për ta instaluar është të keni Jailbreak në iDevice-in tuaj. Përveç suportimit të Google Chrome, programi ofron mundësinë e suportimit edhe për eksplorues të tjerë si Opera. Më poshtë po ju tregojmë një video të funksionimit të këtij programi në gjuhën Angleze. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

2 komente:

Post a Comment