transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.

Aplikacione në ofertë - 19 Korrik 2012

Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhone Albania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme, 19 Korrik 2012: 

-Quick Record, nga 1.59€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të ndezim mikrofonin e iPhone ose iPad, për të rregjistruar zërat në ambjentin ku jemi. Pasi rregjistrimi mbaron, file audio i rregjistrimit do të shfaqet tek file-et që keni në programin e fotove në iOS.




-iStriker: Rescue & Combat, nga 2.39€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë me aksion është nga më të bukurat në llojin e saj për kualitetin e grafikës që ofron. Duhet të pilotoni një helikopter luftarak i cili është i paisur me disa lloje municionesh të cilat mund ti përdorni për të shkatërruar armikun. Mund të zgjidhni të luftoni në 5 situata të ndryshme ku çdo mision bëhet më i vështirë se tjetri. Ja vlen ta provoni këtë lojë.




-Flick Kick Fooball, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë është ka një ambjent grafik të inspiruar nga vitet e arta të futbollit. Detyra juaj është të kontrolloni me ekranin e iPhone ose iPad, trajektoren e topit në kohë reale. Mund të zgjidhni të gjuani një goditje dënimi apo një goditje këndi. Pasi ti jepni fuqinë e duhur, mund ta kontrolloni trajektoren e topit në kohë reale ndërsa ai po shkon aty ku ju po e drejtoni. Mund të zgjidhni të luani në mënyrë Arcade, në mënyrë Training për të stërvitur aftësitë tuaja ose të sfidoni miqtë tuaj në Game Center.




-PowerSketch, nga 0.79€, falas. /iPhone
PowerSketch është një program potencial për ti dhënë fotografive efektin "Sketch" ose sikur të ishte vizatuar me dorë. Programi ofron rreth 10 efekte të ndërtuara për ju dhe ju duhet ti kombinoni ato sipas fantazisë tuaj për të sjellë në dritë atë çfarë imagjinoni. Mund të zgjidhni të modifikoni një fotografi direkt nga galeria e iPhone ose direkt nga fotokamera. Mund të aplikoni këto efekte në një ose më shumë fotografi dhe pasi të mbaroni mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.




-MotoHeroz, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
MotoHeroz është si një sëmundje ngjitëse, një herë që do të provoni ta luani nuk do ta lini më. Po çfarë duhet të bëni në këtë lojë? Pasi zgjidhni makinën tuaj do të garoni në pista Rally me shumë rreziqe dhe kjo nuk do të jetë diçka e lehtë. Loja ka grafikë 2D dhe kamera lëviz nga e djatha në të majtë. Në qoftë se doni mund të sfidoni edhe miqtë tuaj në Game Center.



-InFrame Cut, nga 0.79€, falas. /iPhone
Ky program na jep mundësinë të krijojmë fotografi e cila për mban brënda saj një ose më shumë foto të zgjedhura nga ne. Përveç kësaj mund ti aplikojmë edhe disa efekte grafike fotove përpara se të krijojmë një unike. Pasi aplikoni efektet dhe keni zgjedhur fotot që dëshironi të bashkoni, mund të ndani fotografinë finale me miqtë tuaj në rrjetet sociale si Facebook.



Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link


Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

0 komente :

Post a Comment

 

transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.