Ja ku jemi me rubrikën tonë javore “Free app of the week”, takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Flick Kick Football. Në këtë lojë duhet të tregojmë që jemi më të mirët në gjuajtjen e goditjeve të dënimit.
Në Flick Kick Football, do të argëtohemi duke gjuajtur topin në portë, mund të vendosim ti japim disa efekte të ndryshme, ose të bëjmë gjuajtje të sakta në cepet e portës. Nuk është para në llojin e saj, megjithatë falë grafikës së realizuar dhe një gameplay me të vërtetë mjaft të mirë, them se do ju bëjë menjëherë për vete. Loja ofron disa mënyra të ndryshme loje: Arcade, Stërvitje, Me kohë, etj...
Unë personalisht preferoj mënyrën Arcade, ku mund të lusah sa të duash deri sa të humbasësh jetët që ke. Në fillim keni vetëm një jetë por që mund të fitoni edhe 3 të tilla duke bërë gjuajtje të sakta dhe të vështira në cepin e portës. Loja është mjaft interesante dhe tepër fiksuese (të paktën kështu ka ndodhur me mua) dhe jua sugjeroj ta provoni mqs këtë javë është edhe falas.
Flick Kick Football mund ta
shkarkoni falas në App Store. Është kompatibël me iPhone, iPod touch dhe iPad. Kërkon iOS 3.1.3 ose një version më të ri. /
iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment