transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.

Jeni një përdorues i ri iPhone? Ja disa informacione të domosdoshme që do ju ndihmojnë! [iPhoneAlbania]

Faqja jonë ka tashmë më shumë se 1 vit që është online, dhe ne çdo ditë publikojmë informacionet e fundit rreth botës Apple me aplikacione, lojëra, kuriozitete, zhbllokime dhe guida të ndryshme. Në Shqipëri numri i përdoruesve iPhone rritet çdo ditë, dhe shpesh këto përdurues të rinj zbulojnë edhe faqen tonë dhe duke lexuar artikuj që ne publikojmë çdo ditë, i lindin shumë pyetje të tipit: "Çfarë është jailbreak, si të zhbllokoj iPhone, si ta vendos në DFU Mode?", e shumë pyetje të tjera të ngjashme. Për këtë kemi vendosur të shkruajmë këtë artikull, ku do të përmbledhim ato që janë informacionet më të domosdoshme, që një përdorues iPhone duhet ti dijë.

Gjërat bazë
  • Shkarkoni dhe instaloni programin iTunes në kompjuterin tuaj.
  • Krijoni një account iTunes Store për të shkarkuar aplikacione nga App Store.
  • Aktivizoni iPhone nga iTunes.
  • Sinkronizoni pajisjen tuaj.
Shkarkoni dhe instaloni iTunes
iTunes nuk është një zgjedhje, por është i detyrueshëm. Nëse keni blerë një iPhone nuk mund të bëni pa këtë program që Apple e ofron për shkarkim falas nga faqja e saj. Pasi ta shkarkoni dhe instaloni atë, gjëja e parë që duhet të bëni, është të rregjistroni një account që të keni mundësinë për të shkarkur aplikacione nga App Store, por edhe muzikë dhe çdo proçes tjetër në iTunes Store.

Krijoni një Apple Account
Për të krijuar një account duhet të shkoni ek menuja, në të majtën tuaj, "iTunes Store". Më pas, pasi hapet menuja, "iTunes Store" zgjedhim menunë "App Store". Zgjedhim një aplikacion që është falas dhe klikojmë për ta shkarkuar. Sapo të klikojmë do të na hapet një faqe që kërkon "username" dhe "pasword". Zgjedhim opsionin për të krijuar në "account" të ri. Fusim të gjitha të dhënat që kërkohen dhe më pas do të na hapet një faqe që kërkon mënyrat e pagesës. Fusim të dhënat e tjera që do të na kërkohen dhe në përfundimin e proçedurës do të mund të shkarkojmë aplikacione falas.

Nëse keni nevojë për më shumë informacion, këtu do të gjeni guidën tonë më të detajuar, sëbashku me një video. 

Aktivizimi i iPhone
Kur ndezet për herë të parë një iPhone i ri, gjëja e parë që shfaqet në ekran, është një kavo usb i iTunes dhe ju kërkon të bëni aktivizimin. Aktivizimi duhet pikërisht për të kryer zhbllokimin dhe për ta bërë pajisejn të funksionojë. (Për ato që kanë një iPhone Sim-locked, mund të duhet karta origjinale për ta ativizuar).


Ajo që duhe të bëni është, të lidhni iPhone me kompjuterin me kartën Sim të vendosur në iPhone, të hapni iTunes dhe të klikoni tek butonin i aktivizimit në kompjuter, ose përdryshe mund të lidheni me një rrjet Wi-Fi dhe ta kryeni aktivizimin direkt nga iPhone. Pas pak sekondash në iPhone do të shfaqet faqja kryesore dhe mund të filloni ta përdorni atë.

Sinkronizimi i iPhone me anë të iTunes
Sa herë që i bëjmë restore pajisjes tonë, në mënyrë të pa evitueeshm humbasim kontaktet, mesazhet, zilet dhe shumë gjëra të tjera. Por falë iTunes mund të shpëtojmë të gjitha të dhënat tona në kompjuter duke e sinkronizuar (sync) iPhone-in tonë sa herë që dëshirojmë! Le të shohim si të veprojmë.


Së pari sigurohuni që të keni të instaluar versionin e fundit të iTunes dhe një version çfarëdo të Microsoft Outlook, nëse keni një kompjuter Windows. Përdoruesit Mac i kanë gati të gjitha aplikacionet e nevojshme.

Lidhim iPhone me kompjuterin me anë të kavos usb dhe hapim iTunes. Majtas klikojmë tek emri i pajisjes tonë dhe në qendër do na shfaqen të gjitha opsionet që mund të aktivizojmë, App, Muzikë, Ringtone, Film, etj. Ajo që duhet të bëni, është thjeshtë të transferoni aplikacionet, këgët apo ndonjë gjë tjetër në programin iTunes dhe pastaj të kryeni sinkronizimin, dhe çdo gjë do të kalohet automatikisht në iPhone-in tuaj.

Recovery dhe DFU Mode
Keni probleme me iphonin tuaj ndërsa përdornit ndonjë program? Dëshironi ti bëni një restore por modaliteti recovery (Recovery Mode) nuk funksionon? Atëherë duhet ta vendosni pajisjen tuaj në DFU (Device Firmware Update). Këta janë edhe dy mënyrat kryesore për ti bërë restore pajisjes tuaj.
Recovery Mode
Ju kujtojmë që për modalitetin recovery duhet të mbani shtypur butonin Power/Sleep dhe Home të pajisjes tuaj deri sa të bëhet një reboot i sistemit. Pasi të shfaqet logoja e Apple duhet të lëshoni butonin Power dhe të mbani shtypur atë Home deri sa logoja e iTunes dhe kavoja USB të shfaqen në ekran.

DFU Mode
Ndërsa DFU Mode mund të konsiderohet si një mundësi e fundit në nuk arrini të vendosni iPhone në Recovery Mode. Ja çfarë duhet të bëni:
  • Lidhni iPhone me kompjuterin tuaj dhe hapni iTunes;
  • Kur iTunes do të njohë iPhone shtypni njëkohësisht butonin Home dhe Power deri sa ekrani të bëhet i zi;
  • Sapo të ndodhë kjo lëshoni vetëm botonin Power;
  • Mbani shtypur akoma butonin Home deri sa të shfaqet dritarja e mëposhtme
Në këtë pikë, nëse ekrani i iPhone do të qëndrojë i zi atëherë keni arritur ta vendosni atë në DFU Mode!



Backup nga iTunes
Përpara se të bëni restore, është i këshilluar një backup i pajisjes tuaj, për të ruajtur informacione që keni në iPhone. Në pjesën më të madhe të rasteve, nëse nuk e keni ç'aktivizuar këtë funksion manualisht tek impostimete e programit, atëherë çdo gjë do të bëhet manualisht sapo të lidhni iPhone me kompjuterin. Në rast të kundërt, ju mjafton të spostoheni tek terminali juaj dhe të klikoni mbi të me të djathtën e mausit.


Do të hapet në mënyrë automatike një menu ku duhet të seleksionojmë opsionin "Backup". Shpëtimi i informacioneve që kemi në iPhone do të bëhet automatikisht dhe çdo gjë do të shpëtohet në iTunes (app, lojera, muzikë, kontakte, etj...) për ti rikthyer në pajisjen tonë në çdo moment pasi ti kemi bërë restore.

Restore
Duhet të lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin, duke përdorur një kavo USB dhe të hapni iTunes. Një herë që jeni lidhur me programin duhet të spostoheni në seksionin e pajisjes tuaj. Klikoni tek etiketa që mban emrin e pajisjes tuaj dhe do iu hapet një faqe e ngjashme me këtë:


Tani keni du mundësi për të bërë restore të iPhone. Në rastin e parë, nëse nuk e keni shkarkuar firmware nga faqja jonë por direkt nga iTunes, duhet të klikoni butonin Restore (Ripristina në gjuhën italiane) dhe të prisni që programi të njohë versionin e fundit të iOS. Do të mjaftojë të klikoni përsëri "Restore" për të konfirmuar proçedurën.
Nëse nuk keni shkarkuar versionin e fundit të iOS, iTunes do ju njoftojë për disponueshmërinë e një versioni më të përditësuar. Mund të zgjidhni të shkarkoni dhe instaloni versionin e fundit të firmware ose ta injoroni krejtësisht.

Për një guidë më të detajuar me të gjitha hapar se si të bëni restore të një pajisjeje Apple, ju ftojmë të lexoni artikullin tonë këtu.

Jailbreak: Çfarë është dhe si mund ta bëjmë atë?
Jailbreak është proçesi që ju lejon të instaloni një kod të panënshkruar, kjo bëhet nëpërmjet pomameve të posatçme si snowbreeze, redsn0w, etj. Avantazhi kryesorë i tij është lidhje me Cydia, e cila lejon instalimin e paketave alternative që nuk janë origjinale të App Store. Pasi të keni bërë jailbreak të pajisjes tuaj, mund të shkarkoni aplikacione që nuk janë të disponueshme në App Store, nëpërmjet programeve si Cydia apo Installous.


Historia
Lëshohet për herë të parë në vitin 2007, për të zhbllokuar dhe për të bërë të mundur funksionimin me të gjitha llojet e kartave sim të iPhone 2G (modeli i parë iPhone). iPhone prodhohej në Amerikë në modelin Factory Locked (dmth kompatibël vetëm me kartat sim të operatorëve që e shisnin atë). Shumë persona ankoheshin për këtë gjë, dhe për këtë motiv, lindi Jailbreak, i udhëhequr nga një gupi i hakerave, Dev Team, që edhe sot e kësaj dite merret me zhvillimin e tij.

Llojet e Jailbreak
Ekzistojnë tre lloje të ndryshme të jailbreak:

a) Tethered - me këtë lloj jailbreak, nuk është e mundur të fikni pajisjen, sepse më pas do ju duhet ta lidhni atë me kompjuterin për ta rindezur. Jailbreaj tethered është i mundur për: iPhone 3Gs, iPhone 4, iPad, iPod Touch 2G, iPod Touch 3G, iPod Touch4;

b) Semi-tethered - më këtë lloj jailbreak mund ta fikni dhe rindizni pajisjen tuaj edhe pa pasur nevojë për një kompjuter për të përdorur telefonin, aplikacionet e instaluara nga App Store e shumë të tjera, por për të përdorur funksionet e plota të pajisjes tuaj është e detyrushme ta fikni dhe rindizni atë duke e lidhur me PC dhe duke përdorur edhe një herë tjetër redsn0w.

c) Untethered - ky është versioni final i jailbreak, dhe është ai që përdoret më shumë dhe që këshillohet nga të gjithë. Përdoruesi mund ta fikë dhe rindezë pajisjen e tij sa herë të dojë, pa pasur nevojë ta lidhë atë me kompjuterin dhe gjithmonë do të funksionojë perfekt çdo gjë.

Sot  programet kryesore që kryejnë Jailbreak dhe që edhe ne në blogun tonë përdorim shpesh, janë: Absinthe, Snowbreeze, Redsn0w dhe JilbreakMe. Guidat për jailbreak do ti gjeni këtu, për të gjitha llojet e pajisjeve dhe të gjitha versionet e iOS.

Gjithashtu mund të ju interesojnë edhe disa nga artikujt e më poshtëm:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

8 komente :

hej a duhet karta qe osht fut per te paren her ne iphone apo ska lidhje qfar karte vetum me kan te qati rrjeti qe osht bllokuuu iphonii

edhe mu po ma qet iphonii kur pe dhezii si nat figuren e 3-tee

Duhet ta lidhësh me iTunes me kartën Sim brenda për ta aktivizuar!

kush mund te me tregoj si ta zhbllokoj iphonin sepsee nuk ma qet fare per ta shtypur kodin nese mundeni , te me ndimoj ndojkush

Mund të shkruash në forum, duke e shpjeguar në mënyrë më të detajuar problemin tënd dhe se çfarë kërkon!

A ka ndonje aplikacion per iphone 5, qe i tregon numrat per ata qe therrsain pa numer?

Shiko këtë imazhin: https://encrypted-tbn3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRy1zj9JRoDSPg_WidZLerEY8i0ayWzCVrysJl9eVNIozrZjXLNTg

Post a Comment

 

transfr is a new application that allows us to transfer photos and video via iOS devices via Bluetooth or via Wi-Fi from an iOS device to a Mac computer. Works very simple: if the two devices transfr application is installed, just select a photo or a video and start transfer via Bluetooth. While if you want to transfer them to a Mac computer, you can use the Wi-Fi network. Must install a computer program that can be downloaded for free from here. There will have no limits, nor in the number of photos and videos to send or to their size. It is quite fast, just one click.