iH8sn0w sa po ka lëshuar Sn0wbreeze 2.9.4 për të krijuar një firmware të personalizuar ku mund të bëhet Jailbreak Untethered për iOS 5.1.1 nga Windows. Ju kujtojmë që ky program nuk e përditëson baseband, kështu që të gjithë ato përdorues që kanë një iPhone me gevey sim dhe kanë frikë se mos e bllokojnë pajisjen e tyre duke kaluar në iOS 5.1.1, mund të përdorin këtë program. Më poshtë vijon guida e iPhoneAlbania se si të veproni.
Çfarë ju nevojitet?
Sn0wbreeze 2.9.5 - Shkarko
Ffirmware 5.1.1 origjinal të pajisjes tuaj (mund ta shkarkoni nga këtu);
Është kompatibël me:
iPhone 3G
iPhone 3GS
iPhone 4
iPhone 4-Verizon
iPod touch 3G
iPod touch 4G
iPad
AppleTV 2G
Guida:
1. Hapni Snowbreeze 2.9.4 dhe klikoni tek OK sapo t'ju shfaqet mesazhi i parë. Në Windows Vista dhe Windows 7 mund t'ju duhet ta hapni programin si administrator (thjeshtë klikoni me të djathtën e mousit) dhe lidhni iPhone/iPod me anë të USB në kompjuter.
2. Tani do ju shfaqen në ekran kreditet. Mbylleni atë duke klikuar tek "Close Credits". Zgjedhni një nga mënyrat e disponueshme. E para, Baseband Preservation Mode, bën të mundur vetëm ruajtjen e basebandit nga përditësimi. Nuk do të bëjë jailbreak të pajisjes tuaj. (Për ato që kanë një iPhone me Sim të bllokuar). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dy mënyrat e tjera por që llogjikisht do të bëjnë edhe jailbreak.
3. Nëse jeni të interesuar të bëni jailbreak dhe jo vetëm të ruani basebandin, atëherë klikoni tek Expert Mode, më pas tek Browse dhe gjeni firmware 5.1.1 origjinal për pajisjen tuaj që keni shpëtuar në kompjuter. Mund ta shkarkoni nga këtu.
4. Seleksiononi me një dopio klik me butonin e majtë të mausit. Sn0wbreeze do të verifikojë që versioni i firmware të zgjedhur është korrekt.
5. Pasi të njohë versioni e firmware të karikuar do të shfaqet në ekran një imazh i tillë me modeli e pajisje që dëshironi të zhbllokoni. Tani duke klikuar edhe një herë tjetër tek shigjeta blu, mund të vazhdoni përpara.
Do ju shfaqet në ekran kjo dritare:
6. Pasi të jemi në menunë kryesor, klikojmë tek General dhe heqim seleksionimin e opsionit Activate the iPhone, nëse iPhone i juaj është i zhbllokuar nga fabrika, përndryshe nëse keni një iPhone Sim-locked, atëherë lëreni atë aktive.
Edhe një herë tjetër: Për të gjithë ato që kanë një iPhone të bllokuar që e përdorin me chip, duhet të seleksionojnë opsionin Activate The iPhone, ndërsa ato që kanë një iPhone factory unlocked nuk duhet ta zgjedhin këtë opsion. Kur të keni përfunduar me modifikimet, klikoni disa herë shigjetën blu deri sa të ktheheni tek dritarja Menu. Pasi të keni mbërritur në këtë pikë klikoni tek Build dhe më pas me shigjetën blu vazhdoni përpara.
7. Në faqen tjetër mund të të shtoni paktetat dhe repositoret në Cydia, duke evituar ta bëni atë manualisht nëpërmjet iPhone. Pasi të keni përfunduar edhe në këtë rast modifiikimet, klikoni përsëri tek shigjeta blu.
8. Në këtë pikë do të kthehemi automatikisht në Home të Sn0wbreeze. Klikoni Build IPSW dhe më pas Next.
Përfundoi me sukses
9. Pasi të përfundojë proçesi duhet ta vendosni iPhone në DFU Mode. Sn0wbreeze do ju tregojë hapat që duhet të ndiqni.
Për ta vendosur në DFU Mode:
- Fikni pajisjen ndërsa është i lodhur me kompjuterin.
- Klikoni butonin Home + Power për 10 sekonda më pas lëshoni vetëm butonin e fikjes dhe vazhdoni të mbani shtypur atë Home.
10. Tani iTunes do të njohë një iPhone në restore mode. Për të instaluar costum firmware duhet të shtypni njëkohësisht butonin Shift nga tastiera dhe butonin Restore në iTunes.
11. Tani seleksiononi costum firmware që keni krijuar më parë dhe prisni disa minuta deri sa proçedura e restore të përfundojë.
Tani keni një iPhone jailbroken (untethered) të përditësuar në iOS 5.1.1. Për çdo problem ju fotjmë të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania























31 komente:
po si mejabo ne cka ekemi me SAM zhbllokum
Kam iphone 4 ios 4.3.3 me baseband 04.10.01. E perdor me gevey sim dhe nuk e di ti bej update ne 5.1.1 apo jo se kam frike se me ndryshon baseband dhe nuk e zhbllokoj dot me?? Nqs me kte programin se ndryshon baseband por e update ne 5.1.1 a do punoje grvey sim??
Duhet ti besh preserve baseband me sn0wbreeze dhe te krijosh nje costum firmware te iOS 5.1.1 qe do te instalosh ne iPhone, keshtu mund ta perdoresh pa problem edhe me Gevey Sim. Ndiq guiden me lart
Si rregull mund ta instalosh pa problem nese i ke ruajtur activation ticket. Por per te qene i sigurte, per momentin mbaje versioni qe ke, pasi akoma nuk kemi nje konfirmim nga dev team qe kjo funksionon per te gjitha pajisjet.
ka ndonje program pervec ireb qe ban fix-e ne error sepse me del error 1601 ne itunes., ka ndonje zgjidhje tjeter
Edhe mua ma nxjerr error 1601 ne itunes
Une kam nje problem . Nuk mund te bej Update ne iOS 5.1.1
Kam provuar permes WiFi dhe iTune por kot me thot eshte shfaqur nje gabim gjat instalimit.
Une me par kam ber Downgrade prej 5.1 ne 5.0.1 .
Po un qe kam ber por me ka ndryshu baseband se padashje i kam ber para update ne itunes..kam baseband 4.12.01 tani e sdi si do e zhbllokoj qe te kem vale???di gje per kete ??gevey spunon per ket BB ?
Duhet ta kishe bere me preserve baseband, tani gevey qe ke ti nuk funksionon per 4.12.01, e vetmja gje eshte qe te presesh realizimin e nje gevey te ri.
instalo ultrasnow fixer për iOS 5.1.1
fshije itunes dhe instaloje nga fillimi nje her.
Ndoshta instalimi i Jailbreak nuk ka përfunduar me sukses. Beji jailbraek nga fillimi.
me cilen esht ma mir tja bajsh qe te ruan basebandin me redsnow apo snowbreeze
Une per vete preferoj redsn0w, po ndoshta Sn0wbreeze mund te jete me i thjeshte pasi do rrezikoje me pak qe te beje ndonje gabim ne ruajtjen e basebandit
ae run basebandin me Sn0wbreeze se me redsnov ekam par dikun qe spe rujke basebandin
akishit mujt mem ndihmu per samsung galaxy s2 me rrit androidin me ba 4.0.3 me qfar programi duhet
aerun basebandin nese ja ben Expert Mode ndihm ju lutem
Po kjo guide per ate eshte per te ruajtur basebandin, beje me kujdes.
si mund te hap ket programin snowrbeeze ?
mund ta hapesh vetem ne windows vista apo windows 7 qoft se ki windows xp nuk e hap ket program
ndihm ju lutem kam iphone 4 ios 5.1.1 nuk pom ben me shkym qfar te bej
vetem mollen e qet
Provo te mbash njehere shtypur butonin Home dhe ate Power sebashku per pak sekonda, a te jep ndonje shenje!
po ekam ba at menyr dy butonat ikam mbajt te shtypur per pak koh deri sa esht dhezur a mundem ti instaloj ndonje program nga cdya
po ashtu po ben mi mbajt dy butonat shtypur ama kshtu jo nermal
qka mundet me pas qfar te bej ndim
mos ësht virus qeky program
Sn0wbreeze 2.9.5 so kamban telfon me shkym hiq o njerz
nuk është virus por ndiqi hapat me kujdes.
amuj me ba edhe niher me qet program se mu ka blloku diqka nuk po dhezet Sn0wbreeze 2.9.5
ae run basebandin edhe me redsnow ju lutem ndim mu ka prish diqka kam iphone 4 ios 5.1.1 me cila esht ma emir a redsnow apo sn0wbreeze-v2.9.7
e kam ber preserve baseband me sn0wbreeze dhe e kam kriju nje costum firmware te iOS 5.1.1 por itunes ma qet error qfar te bej ndim ju lutem
un e kam te zhbllokuar Iphonen por i kam bere Restore dhe nuk me hapet me..
Me del vetem molla
Si tia bej te lutem?
Post a Comment