Pyetje: Sondazhi, të lëshojmë jailbreak tani apo të presim iOS 6 është mbyllur me 64% kundër 33%, për ta lëshuar atë menjëherë. Ku ndodhet ky link? Data e lëshimit? Kur do të përfundojë?
Pod2g: Siç e kam thënë edhe në Twitter, ka akoma shumë punë për të bërë, për të pasur një program të thjeshtë për tu përdorur dhe për të instaluar jailbreak në pajisjet e të gjithë përdoruesve. Duhet të prisni disa javë për lëshimin.
Pyetje: Do të funksionojë për çdo version të iOS dhe për çdo pajisje?
Pod2g: Do të jetë kompatibël me çdo pjisje me iOS 5.1.1 me perjashtim të AppleTV 3 (kjo për momentin, pasi më vonë mund të ndryshojnë gjërat). Pra do të funksionojë për të gjitha pajisjet Apple dhe për të gjitha versionet e iOS të lëshuara deri tani.
Pyetje: Pse je kaq i ngadaltë në lëshimin e jailbreak për iPad-in e ri?
Pod2g: Janë 16 pajisje të ndryshme ku duhet të punoj dhe testoj çdo aspekt. Kjo kërkon kohë.
Pyetje: Mund të jem një beta tester?
Pod2g: Jo, më vjen keq. Vetëm persona që kam shumë besim mund të testojnë jailbreak.
Pyetje: Çfarë ndodhë nëse të ofroj 1.000.000 $?
Pod2g: Kjo nuk ndryshon asgjë, kini durim dhe çdo gjë do të ndodhë.
Sigurisht këto përgjigje e shpjegojnë mjaft mirë situatën, jailbreak do të lëshohet brenda pak javësh, do të funksionojë për të gjitha pajisjet Apple dhe versionet e iOS që janë në dispozicion deri në këtë moment. Natyrisht duhet të kemi durim dhe së shpejti do të kemi mundësinë të bëjmë jailbreak. /iPhoneAlbania


0 komente :
Post a Comment