Së fundmi janë publikuar disa foto që paraqesin aktorin Ashton Kutcher gati për pjesën e tij të re, që do ta shohë protagonist në rrolin e Steve Jobs në filmin e dedikuar bashkëthemeluesit të kompanisë Apple. Filmi, për të cilin ju kemi folur edhe herë të tjera, do të ketë për protagonist Ashton Kutcher në rrolin e Jobs dhe aktorin Josh Gad në rrolin e Steve Wozniak.
Filmi do të prodhohet nga Five Star Institute’s Mark Hulme dhe do të drejtohet nga Joshua Michel Stern. Në pritje të më shumë detajeve rreth filmit, TMZ ka publikuar së fundmi disa foto që paraqesin Kutcher që është tashmë gati për pjesën e tij, e shohim të veshur me kompletin tipik të Steve Jobs. /iPhoneAlbania



0 komente :
Post a Comment