Guidë më e thjeshtuar: Si të zhbllokoni iPhone me anë të programit SAM [Video Guida][Përditësuar]

Sot po ju sjellim një tjetër guidë për të zhbllokuar iPhone SIM-locked të bllokuar me një kompani të huaj, me anë të programit SAM. Edhe kjo guidë funksionon në mënyrë të ngjashme me guidën tjetër që kemi publikuar 2 ditë më parë, por është ndoshta pak më e thjeshtuar dhe e sistemuar për të gjithë ato që kanë pasur probleme me guidën e mëparshme dhe që ndoshta mund të arrijnë ti zgjidhin në këtë guidë të dytë. Megjithatë ftojmë të gjithë ato që janë të interesuar, që ti hedhin një sy guidës së vjetër, që do ta gjeni këtu, pasi është më e plotë dhe në komentet poshtë do të mund të lexoni edhe eksperiencën e përdoruesve më të rregullt të blogut tonë.

Çfarë na nevojitet?
  • iPhone 3GS, iPhone 4 ose iPhone 4S
  • iTunes i përditësuar në versioni e fundit
  • iOS 5.0.1 ose iOS 5.1 të instaluar në iPhone
  • Një lidhje me internetin
  • Jailbreak (Untethered 5.0.1 - Tethered 5.1)
  • Operatori telefonik me të cilin është i bllokuar telefoni (Prsh. AT&T)
  • Kartën Sim që dëshironi të zhbllokoni, të jetë në iPhone
| Guida
Shënim: Nuk nevojitet karta sim origjinale, por duhet të dini shtetim dhe operatorin me të cilin iPhone i juaj është i bllokuar në fillim.

Hapi 1: Hapni Cydia nga iPhone që duhet të jetë patjetër jailbroken.

Hapi 2: Tani instalojmë pakëtën SAM (Subscriber Module Artificiale) në iPhone. Ju mjafton të shtoni këtë URL: repo.bingner.com në Cydia dhe ajo do të instalohet automatikisht. (Nëse keni probleme me repon, provojeni disa herë pasi ka shumë mbingarkesë në server. Na kanë njoftuar shumë përdorues të faqes tonë, që kanë pasur këtë problem).


Hapi 3: Pasi repo të jetë instaluar, duhet të instaloni programin SAM dhe SAMPrefs. Pasi të keni instaluar SAM, ndiqni hapat që vijojnë më poshtë.

Hapi 4: Hapni programin SAM. Ju mjafton të shtyoni ikonën SAMPrefs në Springboard, ose duke gjetur paketën SAM në Settings të pajisjes tuaj. Sigurohuni që karta e juaj SIM që dëshironi të zhbllokoni të jetë e futur në iPhone.


Hapi 5: Shkoni tek "Uilities" dhe shtypni opsionin "De-Activate iPhone". Për të verifikuar që iPhone është me të vërtetë i zhbllokuar, kthehuni në menunë Settings dhe shkoni tek More Information. Etiketa "ActivationState" duhet të konfirmojë që është i ç'aktivizuar.


Hapi 6: Tani kthehuni edhe një herë tjetër tek menuja Settings kryesor (gjithmonë tek SAM), dhe më pas tek "Method" do ju duhet të zgjedhni opsionin "By Country and Carrier"ose "Autodetect" nëse nuk e njeh shtetin tuaj. Do ju mjaftojë të zgjedhni shtetin që dëshironi të përdorni për të bërë zhbllokimin (Shqipëri) dhe të zgjedhni vektorin (lexo shënim 1 më poshtë).  Kini kujdes pasi për disa vektor me më shumë se një ID Carrirer është e nevojshme të seleksiononi SIM ID në vend të emrit të operatorit tuaj (në këtë rast duhe ta provoni me disa tentativa deri sa të gjeni atë të saktin).

Shënim 1: Duhet të zgjedhni operatorin e kartës sim me të cilin iPhone është i bllokuar dhe jo atë për të cilën dëshironi ta zhbllokoni. Për shembull AT&T. Dhe është e nevojshme të zgjedhni SIM ID të saktë në rast se janë më shumë se një. Nëse nuk e gjeni dot, fusni kartën sim dhe do ta gjeni numrin duke e rifutur karten dhe duke hapur SAMprefs. Përdryshe ju këshillojmë që ta provoni me disa tentativa deri sa të gjeni atë të saktin.


Hapi 7: Pasi të keni zgjedhur vektorin shkoni tek opsioni "More Information" edhe një herë tjetër dhe kopjoni numrin "IMSI" që ndodhet në seksionin "SAM Details".


Hapi 8: Me numrin "IMSI" të kopjuar na duhet të klikojmë tek butoni Spoof Real SIM to SAM, dhe më pas të kthehemi edhe një herë tek faqja kryesore ku ishim në fillim, shkojmë tek "Method" dhe zgjedhim opsionin "Manual". Pasi të kemi zgjedhur opsionin Manual, kthehuni përsëri ku ishim dhe do të shikoni një hapësirë infot të quajtur IMSI. Bëjini "Paste" numrin IMSI që kopjuat në hapin 6.


Hapi 9: Tani shkoni tek Numri i Telefonit në iTunes me iPhone të lidhur dhe gjeni opsionin ICCID që ka edhe një numër në krah. Nëse nuk e gjeni numrin, duhet të ripërsërisni edhe një herë tjetër proçedurën nga fillimi. Nëse nuri ju shfaqet, stakojeni iPhone nga kompjuteri dhe mbyllni iTunes.


Hapi 10: Rihapni SAMPrefs dhe ç'aktivizoni opsionin Enabled in Subrscriber Artificial Module.

Hapi 11: Lidhni telefonin me iTunes përsëri, tani do ju shfaqet një error që ju njofton që telefoni nuk mund të aktivizohet. Kjo është normale. Mjafton të mbyllni iTunes dhe ta hapni përsëri.
Hapi 12: Tani duhe të shfaqen valët e sinjalit në iPhone brenda pak minutash. Telefoni juaj është zhbllokuar.

Hapi 13: Njoftimet push mund të mos funksionojnë pas kësaj proçedurë, por mund të sistemohen mjaft thjeshtë me anë të utility "clear push" në programin SAM, dhe më pas lidheni iPhone me iTunes me anë të kavos USB dhe do të jetë çdo gjë në rregull.
---

Si të bëni backup të "activation ticket" me anë të Redsn0w 

Backup i activation ticket të iPhone është një hap që këshillohet të bëhetë patjetër nga stafi i Dev-Team. Për fat të mirë, Dev-Team na e bëri atë edhe më të thjeshtë, duke lëshuar sot versionin e fundit të Redsn0w. Ky hap këshillohet për të gjithë ato që kanë zhblokuar iPhone-in e tyre me anë të guidës tonë nëpërmjet programit SAM. Nëse e keni lexuar me kujdes guidën tonë, ne ju kemi këshilluar që të shpëtoni "activation ticket" për të pasur mundësinë e aktivizimit të iPhone edhe në të ardhmen.


Hapi 1: Hapni  RedSn0w 0.9.10b8 dhe klikoni Extras -> Even more -> Backup

Hapi 2: Lëreni direktorinië default ashtu siç është ku thuhet "Please a path to backup" dhe shtypni Ok për ta shpëtuar dokumentin në kompjuter

Hapi 3: RedSn0w do të shpëtojë një file .zip në direktotinë tuaj  /var/root/Library/Lockdown në të njëjtin vend ku është i instaluar RedSn0w në kompjuterin tuaj.

Përditësim: Po e përditësojmë këtë artikull sepse më në fund kemi një videoguidë të realizuar nga stafi i iDownloadBlog, i cili shpjegon në mënyrë shumë të qartë se si të përdorni SAM për të aktivizuar iPhone me BaseBand të bllokuar.

Instaloni SAM nga Cydia > fusni kartën Sim që dëshironi të zhbllokoni > hapni SAMprefs > shkoni tek Utilities > shtypni Attempt Activation > pajisja juaj do të bëjë një respring dhe duhet të njohë kartën Sim > nëse kjo nuk ndodh, ndiqni hapat tek videoja më poshtë.



Kjo ishte edhe guida jonë e dytë, më e thjeshtuar dhe më përmbledhëse. Shpresojmë t'ju kemi ndihmuar sadopak. Për paqartësi, pyetje apo për të treguar eksperiencën tuaj dhe për të ndihmuar edhe të tjerët në zhbllomin e iPhone në këtë mënyrë, ju ftojmë të komentoni më poshtë. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

37 komente:

une e kam  iphone  nga  switzerland  - sunrise dhe nuk kam kart orgjinale te keti operator  por edhe nuk po ma gjen  ket operator   e kam vala 900  si tja bej   ??? nuk po ben provova disa her dhe nuk po mundem te ariihet qellimi  

Provo derisa ta gjesh. nuk ka zgjidhje tjeter perderisa nuk ke karte origjinale.

ne rregull e regullova e kerkova disahere dhe ja arrita flm shum

Edhe une e kom pas switzerlan operator swisscom 10 euro ma kan ndreq edhe skom kart orginale te swisscomit,

Njerz nese veq pak merni vesh me kto sene, shume shume thjesht osht mi zhblloku me kete metod, po nuk keni faj se nime me qito instruksione  ma shume kane dallashit pune sa sa kan ndreq, p.sh dje gabimi ma i mash qe o bo prej krejt websiteve o kon ky, n'ven si me thon kopjone IMSI te SAM directory gjethka o kon me kopju IMSI te SIM directory qe dmth, ski mujt me zhblloku mu tranu etj etj ka pas lloj lloj instruksione shkel e shko.
Une kurre lidhje skom pas me Iphona para ni muji e kom ble n'pakete te bllokum me baseband 04.11.08 edhe qaq jom specializu ne ket drejtim sa qe, le qe e kom zhblloku temin per 10 minuta, po prej dje mu ka mush full tavolina 28 i kom zhblloku dej sod...kshtu qe , per ty Prishtina boss kqyr mire se e ki edhe Sunrise aty e po ta jap ni link te youtubes qyky osht postimi ma i sakt qe o bo per me bo unlock iphonin kqyre me kujdes kadale meniher ki me zhblloku   http://www.youtube.com/watch?v=K6AZjI4eodY

me fal per shqetesimin nese keni mundesi te me tregoni si u lidhet me itunes, sepse kur une fus fishen ne iphon dhe hap itunes me del:
The sim card inserted in this iphone does not appear te be supported, pra nuk arrij te komunikoj me itunes fare nuk ma njeh, per aktivizim.... faleminderit

Deshta ni pytje une e kam ni iphone 4 at&t arrita me zhblloku me sam erdhen valt kejt mir esht operatorin e kam vala900 tashti me desht me ndrru me shti ni kart tjeter te vales 900 a duhet apet e njejta procedur apo qysh duhet me ja ba per me punu edhe karta tjeter ?

pershendetje un sapo bere me itune restore iphone 4 me ios 5.1  tash nuk kam te instalur as cydian as sam iphone po punon me sim kart te vala 900 super pa as nje problem ju pershendes 

Duhet te besh te njejten proçedure edhe per karten tjeter. SAM funksionon ne menyre te tille qe zhbllokon vetem karten qe ti ke ne telefon.

iphone ka qen i bllokuar prej operatori swizerland sunrise ka qen i bere jalbreak me ios 5.1 tethered  nuk kam pas sim card origjinal pa te eshte bere   
dhe po funksion super tash pa jalbreak  ju flm shum shum iponealbania

Deshta nje pytje une e kum rregullu iphone me kart te vales me shti ni kart tjeter edhe apet me konfiguru a ban tani edhe karta par edhe e dyta apo tani ban vetem e dyta ?

ju lumte cuna, flm per punen e mire qe beni falas

pasi kam bere procedurat me sam kur e lidh iphonen me itunes me del keshtu cfare duhet te bej

Shiko këtë guidën: 
http://www.iphonealbania.net/2012/04/si-te-zgjidhim-problemin-e-aktivizimit.html

Kisha nje pyetje, tani a duhet ti ndjekim hapat ne video apo hapat qe na i keni treguar ju ne fillim???
Faleminderit...

pershendetje.une e kam zhblloku iphone tim me metoden sam dhe punon pa problem por e kam nje verejtje sepse ne guiden e juaj thuhet qe duhet me e caktu edhe operatorin me te cilin don me e zhblloku,ndersa une kam verejt qe askund nuk lypet operatori qe don me e zhblloku vetem shteti dhe operatori me te cilin ka qen i bllokuar.flm

Prsh. Mua programi SAM me thot error kur marr me e hap per me ba procedurat si ka mundesi mund tme jepni nje zgjhidhje se cfar mund te bej...flm

ju lutem tregomni qfar te bej me qet YOU MUST SELECT THE ORIGINAL CARRER   SIMD of your phone qfar te bej qe ta rregulloj

Doni, cfar shteti ke zgjedh edhe qfar carrier se kom te qart kete pjese te spjegimit... flm shumm ne advanc...

pershendetje po em intereson nese din dikush mem tregu se pse kur po ja boj kta nr copy e mej bo paste te IMSI hola pa ibo ata ICCID e tani me shtyp spoof real.... po em hjeken kta vetvetiu.po em hupin haha operatori osht swiscom dhe ju kisha lut per ndihm.klm

Mos përdor guidën e gjatë. Shiko update 1 që ke në fund të artikullit. është më e thjeshtë ta aktivizosh automatikisht.

për ta bërë sa më thjeshtë ndiq hapat e videos dhe ato tek Update 1

Në versionin e parë të SAM duhej, me versionin e ri nuk ka nevojë sepse i zgjedh automatikisht vetë aplikacioni SAM

varet cfare iOS ke dhe cfare iphone ke. 

Ndiq guiden tek Update 1 në fund të artikullit. Nuk ka nevojër për  këtë hap se e bën vetë SAM

DJE KA FILLUAR BLLOKIMI I PROGRAMI SAM UNE E FSHIVA KET PROGRAM DHE DESHA TA RI INSTALOJ FILLOVA TA PROVOJ PER NJE KART TJETER  IPHONI MU MBYLL DHE  ME THA QE NUK MUND TE PERDORNI KET KARTEL DHE KONTAKTONI PIKEN SHITESE ME TE AFERT TE TELEFONAVE .. PASTAJ E BERA RESTORE PROVOVA PRAP TE NJEJETEN PROCEDUR DHE NUK FUNKSJONON ME  veq Me at kartel dhe nese e ke ruajtur qartifikaten Mundesh prap me perdor per ndryshe kan filluar ta bllokojn Operatoret ket Lloj Sistemi  SAM  KINI KUJDESS..

Po nqs nuk e dime ku eshte bllOkuar iphone? Si te veprojme???

shko tek kjo faqe imei.info dhe kontrolloje me çfare operatori eshte i bllokuar

me del  "waiting" ...  duhet te pres deri sa te kthejn pergjigje apo cfare?

hey , e mora vesh me cfare operatori e kisha te bllokuar, dhe bera te njejten procedure, duke futur Switzerland dhe Swisscom por prap pasi mbarova procedurat, kur i klikova attempt activation , doli error... what is wrong?

Apple ka bllokuar SAM prandaj te del ai error

me falni por kur leshohet perseri fullunlock

une i shkoj deri ne fund por me kerkon katelen origjinale kam provu edhe manual por nuk me bon

Post a Comment