Si të vendosni një iPhone në DFU Mode [Guida]

Ja ku jemi në një tjetër takim me rubrikën tonë "Këndi Fillestarëve", ku publikojmë artikuj dhe guida që të mesojmë të bashkëveprojmë më së miri me funksionet bazë për iPhone. Bëhet fjalë për një seksion të dedikuar atyre që sa po janë afruar me botën e iPhone dhe dëshirojnë të njohin funksionet kryesore. Sot do ju shpjegojmë si të vendosni një iPhone në DFU Mode manualisht.

Keni probleme me iphonin tuaj ndërsa përdornit ndonjë program? Dëshironi ti bëni një restore por modaliteti recovery nuk funksionon? Atëherë duhet ta vendosni pajisjen tuaj në DFU (Device Firmware Update). Ju kujtojmë që për modalitetin recovery duhet të mbani shtypur butonin Power/Sleep dhe Home të pajisjes tuaj deri sa të bëhet një reboot i sistemit. Pasi të shfaqet logoja e Apple duhet të lëshoni butonin Power dhe të mbani shtypur atë Home deri sa logoja e iTunes dhe kavoja USB të shfaqen në ekran.

Ndërsa DFU Mode mund të konsiderohet si një mundësi e fundit në nuk arrini të vendosni iPhone në Recovery Mode. Ja çfarë duhet të bëni:
  • Lidhni iPhone me kompjuterin tuaj dhe hapni iTunes;
  • Kur iTunes do të njohë iPhone shtypni njëkohësisht butonin Home dhe Power deri sa ekrani të bëhet i zi;
  • Sapo të ndodhë kjo lëshoni vetëm botonin Power;
  • Mbani shtypur akoma butonin Home deri sa të shfaqet dritarja e mëposhtme
Në këtë pikë, nëse ekrani i iPhone do të qëndrojë i zi atëherë keni arritur ta vendosni atë në DFU Mode! /iPhoneAbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

1 komente:

e kame bere por tel. qe kame eshte i bllokuar e me kerkone karten origjinale une nuk e kame ka na nje zgjidhje

Post a Comment