Këndi Fillestarëve: si të bëni restore të pajisjes tuaj iPhone, iPad ose iPod Touch me anë të iTunes [Guida]

Ja ku jemi në një tjetër takim me rubrikën tonë "Këndi Fillestarëve", ku publikojmë artikuj dhe guida që të mesojmë të bashkëveprojmë më së miri me funksionet bazë për iPhone. Bëhet fjalë për një seksion të dedikuar atyre që sa po janë afruar me botën e iPhone dhe dëshirojnë të njohin funksionet kryesore. Sot do ju shpjegojmë si të bëni restore të iPhone duke përdorur iTunes në Windows ose Mac.

Kemi vendosur të bëjmë një artikull për këtë, pasi është një ndër hapat më delikatë dhe shumë përdorues të iPhone, fillestarë ose jo kanë probleme dhe nuk dini si të bëjnë restore. E nisim duke iu informuar se: restore i iPhone me anë të iTunes fshin çdo gjë nga pajisja juaj, kështu që ju këshillojmë të ndiçni këtë proçedurë vetëm në rast se keni probleme me iPhone që nuk arrini ti zgjidhni me ndonjë mënyrë tjetër.

Çfarë nevojitet
Në rradhë të parë duhet të sigurohemi që kemi instaluar në kompjuterin tonë Windows ose Mac, versionin e fundit të iTunes. Na duhet edhe versioni i firmware që duam të bëjmë restore në pajisjen në fjalë. Mund të shkarkoni versionin e fundit të iOS direkt nga iTunes ose nga faqja jonë duke vizituar këtë link.
Backup nga iTunes
Përpara se të bëni restore, është i këshilluar një backup i pajisjes tuaj, për të ruajtur informacione që keni në iPhone. Në pjesën më të madhe të rasteve, nëse nuk e keni ç'aktivizuar këtë funksion manualisht tek impostimete e programit, atëherë çdo gjë do të bëhet manualisht sapo të lidhni iPhone me kompjuterin. Në rast të kundërt, ju mjafton të spostoheni tek terminali juaj dhe të klikoni mbi të me të djathtën e mausit.

Do të hapet në mënyrë automatike një menu ku duhet të seleksionojmë opsionin "Backup". Shpëtimi i informacioneve që kemi në iPhone do të bëhet automatikisht dhe çdo gjë do të shpëtohet në iTunes (app, lojera, muzikë, kontakte, etj...) për ti rikthyer në pajisjen tonë në çdo moment pasi ti kemi bërë restore.

Restore - Faza e parë
Duhet të lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin, duke përdorur një kavo USB dhe të hapni iTunes. Një herë që jeni lidhur me programin duhet të spostoheni në seksionin e pajisjes tuaj. Klikoni tek etiketa që mban emrin e pajisjes tuaj dhe do iu hapet një faqe e ngjashme me këtë:

Tani keni du mundësi për të bërë restore të iPhone. Në rastin e parë, nëse nuk e keni shkarkuar firmware nga faqja jonë por direkt nga iTunes, duhet të klikoni butonin Restore (Ripristina në gjuhën italiane) dhe të prisni që programi të njohë versionin e fundit të iOS. Do të mjaftojë të klikoni përsëri "Restore" për të konfirmuar proçedurën.
Shënim: nëse nuk keni shkarkuar versionin e fundit të iOS, iTunes do ju njoftojë për disponueshmërinë e një versioni më të përditësuar. Mund të zgjidhni të shkarkoni dhe instaloni versionin e fundit të firmware ose ta injoroni krejtësisht.

Mundësia e dytë, nës keni shkarkuar versionin e firmware nga faqja jonë. Duhet të spostoni këtë file (.ipsw) në Desktop, dhe njëherë që jeni brenda iTunes, duhet të klikoni gjithmonë tek butoni "Restore" por duke mbajtur të shtypur butonin ALT (Mac) ose SHIFT (Windows).

Në këtë pikë do të hapet një dritare tjetër ku duhet të seleksiononi firmware (.ipsw) që dëshironi të bëni restore në pajisjen tuaj. Nëse e keni spostuar në desktop do ta keni më të thjeshtë ta sleksiononi pa bërë asnjë gabim. Për të bërë këtë, klikojmë tek emri i firmware dhe e zgjedhim. Tani do të fillojë proçedura.

Restore - Faza e dytë
Në këtë fazë do të jeni spektatorë pasivë, pasi i gjithë proçesi do të jetë automatik dhe do të bëhet nga iTunes pa ndërhyrjen tuaj.

Në fillim iTunes do të verifikojë që firmware që po instaloni funksionon korrektësisht, më pas do të bëjë restore dhe instalimin e versionit të zgjedhur të iOS.

Në këtë fazë mund të vazhdojmë të përdorim iTunes normalisht, edhe kur programi po bën restore. Normalisht, nuk mund të bëhen veprime të tjera në iPhone, ekrani i të cilit do të shfaqë sëbashku me iTunes barin e projektit dhe do ju informojë mbi gjendjen e restore. Zakonisht nevojiten rreth 10-15 minuta për të kompletuar të gjithë proçedurën.

Restore - Faza e tretë
Pasi të keni përfunduar instalimin e iOS në pajisjen tuaj, do të shfaqet një mesazh i ri në iTunes dhe do të njoftoheni për përfundimin e restore Nuk duhet të shkëpusni akoma pajisjen nga kompjuteri por të prisni deri sa ai të fiket dhe rindizet dhe të mbyllet dritarja që u shfaq më përpara. Tani mund të përdorni  iPhone-in tuaj pa asnjë lloj problemi që mund të keni pasur më përpara.

Tani do na kërkohet që të konfigurojmë pajisjen si të re ose të kthejmë përmbajtjen e tij nga ndonjë backup. Mqs e kemi bërë më parë, automatikisht apo manualisht, zgjedhim opsionin e dytë. Ky proçes mund të ketë një kohëzgjatje të ndryshme: çdo gjë varet nga përmbajtaja që keni ruajtur në iTunes.

Kjo ishte edhe guida e iPhoneAlbania se si të bëni restore të pajisjes tuaj iOS (iPhone, iPad, iPod Touch). Nëse keni ndonje parartësi ose pyetje, mund të lini një koment këtu poshtë. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

10 komente:

a ka mundesi te shfaqet ndonje error gjate ketij procesi???

Si mund tja instaloj 4s 5.0.1 esht metoda e njejt redsnow itunes

Nese e ke fjalen per jailbreak te iPhone 4S, mund ta besh me Absinthe

 si te aktivizoj iphonin qe mka ardh nga suedia me karte vodafone???

Nese nuk eshte i bllokuar me ndonje operator suedez atehere e aktivizon shume thjeshte...

kur fus karten me del "invalid sim" sim failure

E ke të bllokuar të duhet kartë sim origjinale suedeze per ta aktivizuar.

My family members every time say that I am wasting my time here at net, however I know I am getting knowledge
every day by reading thes good posts.
Review my web-site :: Florida small business white pages

nuk po bej dot restore me kete guiden tuaj se me thote kete fjali.The "iphone" could not be restored an unknown error ocurred.(1604).mund te me ndihmoni ju lutem sa shpejt te jete e mundur.faleminderit.

Post a Comment