Siç e dimë, ringtone-t që iOS integron në brëndësi të tij janë, maksimumi, rreth 40 sekonda dhe jo më shumë. Për të kaluar këtë limit duhet të instalojmë programe dytësore ose të kryejmë Jailbreak. Një mënyrë tjetër më e shpjetë, është integrimi i ringtone manualisht dhe me kohëzgjatje sa të duam ne. Për të krijuar këtë tip ringtone duhet të ndjekim këto hapa:

  1. Krijojmë një ringtone nga iTunes siç bëjmë normalisht.
  2. Sinkronizojmë për të kaluar ringtonin e krijuar në hapin 1.
  3. Krijojmë më pas një version të këngës që krijuam më sipër, me formatin *.acc, e kopjojmë në desktop dhe e rishkruajmë duke e emëruar me formatin *.m4r.
  4. Pastaj me një program si PhoneViewer ose PhoneDisk, lidhim iphone dhe lëvizim nëpër kartela deri tek kartela iTunes_Control/Ringtones.
  5. Tani do të na mjaftojë të gjejmë file-in e ringtone qe krijuam në hapin 1, psh supozojmë që është prova.m4r. E zëvëndësojmë këtë file, duke përdorur copy/paste, me file-in e krijuar në hapin 3 dhe e ndryshojmë dhe emrin në  prova.m4r.
Në këtë mënyrë do të kemi një ringtone të plotë të këngës tonë të preferuar. Për çdo problem mund të na pyesni. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment