Siç mund ta dinë pjesa më e madhe prej jush, ka pak minuta që është i disponueshëm jailbreak untethered i iPhone 4S dhe iPad 2. Pas një pritjeje të gjatë, tani mund të zhbllokoni më në fund pajisjet tuaja. Në këtë artikull do ju shpjegojmë një guidë të detajuar se si të përdorni programin Absinthe për të bërë jailbreak të pajisjeve tuaja.

Informacion
  • Ky është një Jailbreak i tipit Untethered dhe funksionon në mënyrë analoge me Redsn0w pasi nuk krijon njv Custom Firmware por reagon direkt në versionin e sistemit operativ të instaluar në pajisjen tuaj.
  • Absinthe funksionon ekskluzivisht pvr iPhone 4S e iPad 2.
  • Absinthe kryen Jailbreak të iOS 5.0 (vetëm në iPhone 4S) dhe të iOS 5.0.1 (iPad 2 dhe iPhone 4S).
Çfarë ju nevojitet?
  • iPhone 4S: iOS 5.0 (9A334), 5.0.1 (9A405) iOS 5.0.1 (9A406)
  • iPad 2: iOS 5.0.1 (9A405) 
  • Sistem operativ Mac ose Windows
  • Absinthe – Download MacDowload Windows 
Për të gjitha ato që kanë një iPhone Locked dhe janë të interesuat të bëjnë unlock të iOS 5, nuk duhet absolutisht të përditësojnë pajisjen e tyre në iOS 5.0.1 por të bëjnë jailbreak në iOS 5.0. Ndërsa të tjerët mund ta bëjnë përditësimin pa problem.

GUIDA
1. Shkarkoni "Absinthe" nga linku i sipërm dhe pastaj hapni aplikacionin në kompjuterin tuaj. Lidhni pajisjen tuaj iPhone 4S apo iPad 2 me kompjuterin dhe pastaj shtypni butonin "Jailbreak". Programi do të bëjë të gjitha hapat vetë në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që të vendosni pajisjen tuaj në DFU manualisht. Në ekran do të shfaqet ikona "Restore" dhe proçesi mund të zgjasë pak. Mos u merakosni pasi çdo gjë funksionon në rregull, mos shtypni asgjë deri sa të përfundojë jailbreak.

2. Pasi të përfundojë restore, pajisja juaj do të fiket dhe rindezet, gjatë kësaj kohe Absinthe do të dërgojë disa file për instalimin e një loader të Absinthe për iOS. Do ju shfaqen mesazhe si: Sending initial data, Waiting for reboot, Waiting for device to finish booting, Preparing jailbreak data dhe ne fund Sending payload data. Mos kryeni asnjë veprim në pajisjen tuaj deri sa të mbarojë proçesi, që mund të kërkojë pak minuta.
3. Pasi të përfundojë ky proçes, atëherë mund të shkëpusni pajisjen tuaj nga kompjuteri. Tani hapni aplikacioni Absinthe që kani të instaluar në iPhone 4S ose iPad 2 dhe ai do të lidhet direkt me Chronic-Dev Team dhe do të lejojë instalimin e Cydias. Pajisja juak do të fiket dhe rindizet edhe një herë tjetër, dhe pas kësaj do të keni vetëm Cydia që do të zëvendësojë aplikacionin e Absinthe.



KUJDESNëse kur hapni Absinthe në pajisjen tuaj do ju shfaqet një error “Error estabilishing a database connection“, nuk mund të përfundoni instalimin final, dmth te keni Cydian e instaluar, kjo për shkak të mbingarkesës së serverave. Prisni pak orë dhe pastaj riprovoni, çdo gjë duhet të funksionojë në rregull... Mos kini frikë! /iPhoneAlbania

36 comments:

  1. kur do to jet per windows sonte apo ndonje dit tjeter

    ReplyDelete
  2. Flitet qe mund te dale edhe sonte po nuk eshte e sigurte 100%

    ReplyDelete
  3. kan filluar edhe problemet e para ti ken  mos  e beni jailbrak  sepse  mund te keni probleme te vogla  por me mir esht  te pressim  diku 5 dit pas publikimit se njerzit jan duke e testuar  sod  ka arritur  edhe verzjoni ner 2 i absinthe  prandaj mos u ngutni

    ReplyDelete
  4. Une kam nje iphone 4 ios 5.0.1 dhe dje e instalova Cydian qe kishit publikuar juve. Gjithashtu instalova edhe ultrasn0w per te zhbllokuar karten por edhe per BB tjeter sepse une e kam 04.11.08 MUnd te na tregoni wdhe sa dite afersisht do mund te dali ultrasn0w per BB 04.11.08 ???? Do ja u dija per nder nese do pergjigjeshit. FLM

    ReplyDelete
  5. Askush nuk mund ta thote me saktesi, dime vetem qe dev team po punon per kete por se kur mund te dale, nuk dihet, megjithate me daljen e jailbreak per iPhone 4S, dev tem do te perqendrohet krejtsisht tek baseband 04.11.08

    ReplyDelete
  6. Aha ok sh flm. Shpresoj te sale sa me shpejt.

    ReplyDelete
  7. Desha te pyesja ... Nqs bej jailbreak-un per 4s time a esht e mundyr pastaj te updatoj ne ios 5.1?

    ReplyDelete
  8. Ke iPhone 4S te bllokuar? Nese je mund ta perditesosh qe tani ne iOS 5.0.1 dhe pastaj ti besh jailbreak pa problem.

    ReplyDelete
  9. un kam iphone 4 version 4.3.4(8k2) dhe e kam karten me cip po ti bej update 5.0.1 mund ti bej pastaj jailbreak dhe ta perdor cel normalisht me cip ose pa cip?

    ReplyDelete
  10. duhet te besh patjeter preserve baseband, perndryshe e bllokon. Ketu ke guiden http://www.iphonealbania.net/2012/01/perditesoje-ios-501-duke-ruajtur.html

    ReplyDelete
  11. Sot me ne fund instalova cydia tek ipad2,por me sa shoh nuk funksionon sic duhet.

    ReplyDelete
  12. Pse çfarë problemi të ka krijuar?

    ReplyDelete
  13. Si mund te bej uninstall te cydia's.?

    ReplyDelete
  14. shkarko cydelete nga cydia edhe pastaj shko tek settings edhe hic opsionin e sigurise per cydia edhe ashtu mund ta fshish.

    ReplyDelete
  15. Kam nje problem, e installova cydia me absinthe por nuk funksiononte sic duhet,nuk mundesha me mar cydia.hackulo.us per me instalu installous dhe shum programe tjera nga cydia nuk mundesha me mar dhe i bera delete gjitha me cydelete,thash qe ta bej jailbrek nga fillimi edhe nje her,por tash nuk mundem,me del ERROR: device already jaibroken! Cfar te bej?

    ReplyDelete
  16. beji restore pastaj jailbreak edhe nje here

    ReplyDelete
  17. po programin e shkarkova
    po kur e hap dhe lith iphone me pc tim me thote not supported
    se bej dot jailbrake

    ReplyDelete
  18. shkarko nje version me te ri te absinthe ketu 

    http://www.iphonealbania.net/p/programe.html

    ReplyDelete
  19. pse cydia.hackulo.us nuk e ben update tek iphone 4s ?? nuk del instalus per me instalu :(

    ReplyDelete
  20. e ke provuar ta kerkosh instalous, se nuk ka mundesi kjo!

    ReplyDelete
  21. mirembrema!doja te instaloja IOS 5 ne IPHONE 4 por pa i ditur keto te dhena qe keni nxjerre ju dhe ne momentin qe e sincronizova pas 5 sek e anulova procesin por tani nuk me hapet me  IPHONE dhe ne momentin qe e lidh me itunes ne PC nuk me del asnje e dhene e tel tim ,,as modeli dmth asgje...Mund te me shpjegoni ju lutem se cfare ka ndodhur me tel dhe cfare duhet te bej ,,,si duhet te veproj?    Ju falenderoj per mirekuptimin...

    ReplyDelete
  22. Po i beje thjeshte sinkronizim apo restore, sepse nese i ke bere restore dhe e e ke nderprere ne gjysem atehere nuk eshte e mundur ta perdoresh iphone pa e kryer procesin deri ne fund!

    ReplyDelete
  23. Duhet te funksionoj kjo me iPhone 4S te AMC e ka provuar njeri? Dini gje kush firm shet iPhone 4S factory unlocked ne Shqiperi? Se amc-ja ta shet edhe 85500 leke edhe locked qe ska sens.

    ReplyDelete
  24. Funksionon por nuk të zhbllokon baseband, thjeshte të instalon Jailbreak dhe duhet ta perdoresh me sim AMC: për të blerë të zhbllokuar duhet të drejtohesh tek iStore ose Electronic Line

    ReplyDelete
  25. Nga demostrimi qe behet tek kjo video ketu http://youtu.be/pbKdfh4zbXo i ben edhe Jailbreak edhe unlock edhe pse ne guiden siper thuhet vetem jailbreak. Ky tipi ka iphone 4s 5.0.1 baseband 1.0.14 dhe e ka locked dhe pasi ben pakashum te njejte procedure si siper por ne windows me absinthe dhe Redsn0w ne fund e ka edhe jailbreak edhe te zhbllokuar dhe ma ha mendja se kju duhet te funksionoj edhe me iPhonat e AMCse nqs kane te njejten baseband. Kjo video vetem 4 dite ka qe ka dale gjithesesi nqs dikush e teston na thoni.

    ReplyDelete
  26. Kam nje iphone 4s Te bllokuar , mundet qe te pakten te kem thjesht menu te punoj pa karte Sepse kto abisnthe asnje nuk e bejne jailbreak ... Mund te me shpjegoni mundem ta bej apo jo ?

    ReplyDelete
  27. Per iPhone 4S eshte ndryshe pasi duhet te aktivizosh njehere telefonin me karten origjinale dhe pastaj mund te besh jailbreak. Pa e aktivizuar nuk e hap dot

    ReplyDelete
  28. ndihm  ju  lutem  kam   iphone  4s  Locked  aban  tja   bej  ket  menyr  te  perditsoj  5.0.1  

    ReplyDelete
  29. Kjo guide eshte per te bere jailbreak por nuk ben te mundur zhbllokimin e kartes sim, per ate duhet te presesh gevey sim

    ReplyDelete
  30. po  kan   dal   gevey  sim  per ios  5.0, 5.1

    ReplyDelete
  31. ka dalë po tani mund ta prenotosh sepse per shitje del mbas dates 7 mars. shiko ketu: 
    http://www.iphonealbania.net/2012/02/gevey-ultra-s-ben-te-mundur-zhbllokimin.html

    ReplyDelete
  32.    aiban   qoft  se ja baj  jailbreak  ket menyr  karta  vet  me  kontrat   qe eka

    ReplyDelete
  33. Dendi ke iden se para 2 dite eshte dhen mundesia e Iphohe ne Full Unlock ke ndegjuar ti apo ende jo.

    ReplyDelete
  34. Une kam nje iphone 4 i ardhur nga kanada, edhe versioni ka qen 4.3, por une e kam bere update edhe ka marr version 6.0 , a eshte e mundur te njohe karten time te vales 900.
    Ju faleminderit per mirekuptim

    ReplyDelete
  35. Nese eshte i bllokuar, funksionon vetem me operatorin kanadez.

    ReplyDelete