Programet më të mira nga Cydia: ja lista e programeve më të domosdoshme sipas iPhoneAlbania

Për të gjitha ato që sapo kanë zbuluar botën e jailbreak dhe të gjithë të tjerët që kanë krijuar tashmë familjaritet me botën e Cydia-s, stafi ynë ka vendosur të bëjë një listë me programet më të domosdoshme. Brenda këtij artikulli, do të gjeni listën e aplikacioneve më interesante që ndodhen në Cydia, që ju mundësojnë të shfrytëzoni sa më mirë potencialet e pajisjes tuaj. Më poshtë keni edhe programet e cilësuara si më të mirat dhe më të nevojshmet nga stafi i iPhoneAlbania.

SBSettings [Menaxhim i avancuar i funksioneve më të përdorura]
Sigurisht, programi më i domosdoshëm në Cydia. SBSettings është një nga Tweak-ët më të famshëm të iOS që nga koha e iOS 2.0. Një nga funksionet më të domosdoshme të këtij aplikacioni është mbyllja e programeve në "Background" si dhe lirimi i memories RAM nga proçeset e "vdekura". Plus këtij funskioni mjaft të rëndësishëm, i shtohen fuksionet e fikje/ndezjes së iDevice, aktivizimi i rrjetit Edge, 3G, rrjetit Bluetooth dhe Wi-Fi.


Ultrasn0w [Zhbllokon kartën sim të iPhone]
Ultrasn0w është një tool që mundëson zhbllokimin e iphonit tuaj, në mënyrë që të punojë me të gjitha llojet e kartave sim që dëshironi, tashmë kompatibël edhe me iOS 5.


iFile [File Manager]
iFile është një aplikacion që na lejon të eksplorojmë dhe të modifikojmë çdo program që kemi në direktorinë e iPhonit tonë. Me iFile mund të ndryshojmë emrin e çdo aplikacioni që dëshirojmë. Një tjetër funksion i rëndësishëm i këtij programi është se mund të hapim file dhe dokumenta të çfarëdo lloj formati.Formatet audio dhe video të pranueshme janë: mov, mp4, m4v, MPV, 3GP, AAC, AMR, ALAC, WAV, PCM, mp3.


Celeste [Dërgoni dhe merrni file me anë të Bluetooth]
Celeste Bluetooth File Sharing është aplikacioni i parë dhe i vetëm që ju lejon të dërgoni dhe të merrni të dhëna me anë të Bluetooth nëpërmjet iPhone dhe pajisjeve të tjera. Me këtë program ju mund të dërgoni dhe të merrni fotografi me anë të Bluetooth në mes iPhone dhe pajisjeve të tjera, madje edhe në sfond.Siç mund ta shikoni nga screenshoti i propozuar, në ekranin e iphonit tuaj do t'ju shfaqet një njoftim për pranimin, ose jo të dërgimit të një file nga një pajisje tjetër me anë të Bluetooth. Përdoruesi thjesht duhet të konfirmojë veprimin në mënyrë që të vazhdojë shkarkimi.


BiteSMS [Aplikacion për menaxhimin e sms-ve]
BiteSMS është një aplikacion i krijuar nga stafi i Cydia. Versioni i fundit i lëshuar nga autorët e këtij programi, është "BiteSMS 6.0" që përshtatet shumë mire me iOS 5.x. Ky aplikacion përveç mundësive që i jep përdoruesit gjatë shkrimit të një sms-je, jep dhe mundësinë për të dërguar sms me kosto shumë të ulët.


Appfront [Integron Viber, What's Up dhe Skype në Menu]
Appfront është një aplikacion mjaft interesant publikuar tek Cydia dhe na lejon të integrojmë në një menu të vetme, "Phone", të gjitha funksionet e aplikacioneve Voip si Viber, What's Up dhe Skype. Duke qënë se aplikacioni mund të blihet nga Cydia, atëherë, rrjedhimisht, duhet të kemi të instaluar Jailbreak në iPhone.


MyWi [iPhone si një Router WiFi]
Të ndani lidhjen e internetit me pajisjet e tjera që kanë një skedë wifi është shpesh e vështirë. Në disa hapa të thjeshtë do të shpjegojmë si të trasformojmë iPhonin tonë në një router në mënyrë që të përdorim internetin edhe në iPad, kompjuter apo çdo lloj pajisjeje tjetër që ka vetëm një skedë wifi.


iBlackList [Bllokon thirrjet dhe sms-të]
Me iBlackList mund të bllokoni thirrjer ose mesazhet në hyrje nga një kontakt ose më shumë kontakte të rubrikës tuaj. iBlackList ndodhet në kategorinë iPhoneBrasil Apps, dhe pas instalimit është e nevojshme të fikni dhe rindizni iphonin dhe me hapjen e parë të programit të fusni passwordin që është 1.


iSlideText [Modifikon tekstin e "Slide To Unlock"]
Normalisht që nuk është i pari i kësaj kategorie, por iSlideText është një tweak i ri që lejon të modifikoni në mënyrë mjaft të thjeshtë të shkruajturën "Slide tu unlock" në lockscreen të iPhone, me një fjalë tjetër sipas dëshirës.


NoPageLimits [Hiqni limitin e 11 faqeve në Home]
Me anë të NoPageLimits do të jetë e mundur të hiqni limitin e 11 faqeve në Home të iPhonit tuaj. Në këtë mënyrë mund të shpërndani sa ikona të doni dhe numrin e faqeve që dëshironi. Për të pasur këtë efekt ju duhet të shkarkoni dhe të instaloni këtë tweak të Cydias dhe të bëni respring të pajisjes tuaj.


MxTube [Shkarko video nga YouTube]
MxTube, është një aplikacion që mundëson të shkarikoni videot e Youtubit direkt në pajisjet tuaja iPhone. Videoklipet mund ti shkarkoni në High definition ose në cilësi më të ulët, kjo varet nga lidhja e internetit që keni. Zgjedhja për të shkarkuar video në cilësi të lartë është e këshillueshme në rast të një lidhjeje WiFi, ndërsa nëse përdorni EDGE ose GPRS atëherë më mirë shkarkoni një video me cilësi më të ulët.


WinterBoard [Ndryshon grafikën e iPhone]
Ky aplikacion na shërben për të ndryshuar temën grafike të sistemit operativ iOS. Aplikacioni është krijuar nga programatorët e Cydia-s dhe mund të instalohet në aparatin tuaj vetëm në qoftë se keni bërë Jailbreak.


SiManager [Kopjon rubrikën telefonike nga iPhone tek scheda SIM] 
Apple akoma nuk ka bërë të mundur që përdoruesit e iPhone,cfarë do lloj modeli qofshin,të kenë mundësinë të kopjojnë rubrikën e kontakteve të telefonit drejtë skedës SIM. Ndërsa të kopjosh nga skeda SIM tek rubrika telefonike e vetë telefonit,është e mundur të bëhet. SiManager është një program i cili i bën të dyja opsionet.


iRealSMS [Menaxhon sms-të]
Ky aplikacion zëvëndëson programin e sistemit iOS për menaxhimin e sms-ve.Është një aplikacion që përmban cdo gjë për komunikimi me sms.Për të instaluar këtë program nevojitet që aparati elektronik të jetë i Jailbreak-uar.Shërbimet që ofron iRealSMS janë me të vertetë të paimagjinueshme.


Barrel [Ndryshon efektin e kalimit të faqeve]
"Barrel" është një aplikacion grafik,i cili një herë që instalohet,ndryshon efektin grafik të kalimit nga një faqe tek tjetra.Ky aplikacion është krijuar nga Cydia.Një herë që instalohet tek iPhone,do vini re që ka një shumëllojshmeri efektesh grafike që mund të zgjidhen për ti patur si efekt kur kaloni nga një faqe tek tjetra,në menune kryesore.


RemoveBG [Mbyll programet vetëm me një klik]
Sic e dimë, me publikimin e iOS 4, Apple futi për herë të parë koceptin e ekzekutimit të shumë programeve në te njëjtën kohë,"multitasking". Për sistemin iOS ishte një evolucion i vërtetë edhe pse arriti me pak vonesë.Ekzekutimi i shumë programeve në të njëjtën kohë,nga ana tjetër kërkon edhe parametra të larta të pjesëve fizike të aparatit Apple,aq sa tek iPhone 3G u vendos që multitasking të mos suportohej për arsye se vihej re një ngadalesim teper i madh në ekzekutimin e sistemit iOS tek këto aparate Apple.


Installous [Çdo App pa pagesë!]
Installous është "app" i Cydia-s dhe është zhvilluar nga stafi i "Hackulo Team" i cili lejon instalimin e aplikacioneve me ".ipa" direkt nga aparati Apple dhe lejon shkarkimin e aplikacioneve të AppStore,pa pagesë.Kështu që kusht për të instaluar "installous" është që aparati Apple të jetë i Jailbreak-uar.Është program i cili ekzekutohet jashtë Cydia-s,domethënë nuk është e nevojshme që Cydia të jetë në ekzekutim.


Kjo ishte edhe lista e programeve më interesante që çdo përdorues iPhone duhet ti ketë. Normalisht këto janë ato që kemi përzgjedhur ne, në Cydia mund të gjeni shumë e shumë të tjera që ndonjërit nga ju mund ti duken edhe më interesante. Mund të lini një komente poshtë artikullit me përshtypjet apo sugjerimet tuaja. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

11 komente:

Ultrasnow a eshte kompatibel edhe me IOS 5.0.1 modem firmware 04.11.08 ??? Faleminderit...

Jo, baseband 04.11.08 nuk suportohet nga ultrasnow. ke iphone 4 besoj. ate e suporton vetem gevey sim

Falemindetit per pergjigje...
Po, iphone 4 kam por nuk i kam bere jailbreak, keshtu qe a e suporton kartelen gevey?

Nese ke kaluar ne iOS 5.0.1 dhe te ka perditesuar basebandin ne 04.11.08, atehere nuk e lexon dot karten sim. E vetmja zgjidhje eshte qe te presesh sa te dale nje gevey sim i posatçem per iOS 5. Me vjen keq po nuk ka menyre tjeter per momentin! :(

Ok :( , Flm Gjithësesi...

ckemi a mund te me shfaqet ndonje problem ne iphone 4 nqs instaloj installous4

shkarkoni dhe appsteroleus nga cydia...

shkarkon cdo gje qe esht me lek tek app store.. :) 

si mund ta zhbllokoi iphonin 4 5.1.1

Si mund te zhbllokoj iphone4 me version 6.0

Këtu gjen të gjitha guidat: http://www.iphonealbania.net/p/guida-jailbreak.html

Post a Comment