Qëllon shpesh që vizitorët e blogut tonë të na pyesin se si mund të regjistrohen në App Store, për të pasur mundësinë të shkarkojnë aplikacione falas apo me pagesë. Siç e dini nuk ekziston akoma App store në shqip, dhe problemi që kanë pjesa më e madhe e përdoruesve të iPhone që dëshirojnë të hapin një account, është pikërisht mungesa një adresë e saktë në Shqipëri apo e kartës së kreditit.

iPhoneAlbania ka përgatitur një artikull kohë më parë ku shpjegohet hapat që duhet të ndiqni, mund ta konsultoni tek ky link. Megjithatë, sot vendosë të bënim edhe një video të shkurtër ku ju mund të shikoni më mirë hapat që duhet të ndiqni. Në fillim duhet të klikoni tek një aplikacion falas (ne zgjodhëm twitter) ti klikoni për ta shkarkuar dhe më pas mund të filloni rregjistrimin.

Më pas fusni të dhënat tuaja, dhe tek hapi ku kërkohet karta e kreditit mund të zgjedhni nessuno (asnjë) nëse ju nuk keni një të tillë ose nr e kartës në rast të kundërt. Pastaj vjen ndoshta edhe pjesa më problematike, adresa! Këtu duhet të vendosni një adresë të një shteti të huaj, pasi siç e thamë edhe më lart nuk ekziston App Store në shqip.

Adresën mund ta gjeni në google, ne zgjodhë për shembull një adresë italiane.
Adresa: Via Albania
Numri: 23
Kodi postar: 50126
Qyteti: Firenze

Ju mund të gjeni një adresë tjetër në google, ose mund të përdorni edhe të njëjtën adresë, e juaja zgjedhja. Më poshtë keni edhe Video Guidën e iPhoneAlbania:

9 comments:

  1. mire te zgjidhni US kur te hapni kte se dalin me shume programe falas... kur jeni tek itunes kliko tek app store e ne fund fare eshte nje figur flamuri ..klikohet e mund te zgjidhni shtetin ...

    ReplyDelete
  2. me falni po une nuk po mundem te hapi nuk e di ku eshte problemi po me lip patjeter ti jap shenimet e kartel kredis

    ReplyDelete
  3. Si mund ta instaloj repon iphone albania në ios 6.1

    ReplyDelete
  4. a mund te me tregon dikush se pse me nuk mundem me aktivizu pa kredit kart Apple ID ? edhe pse eshte ne Shqiperi mirepo prap e kerkon tash kredit karten ?

    ReplyDelete
  5. Duhet të klikosh njëherë tek një aplikacion falas, dhe më pas të nisësh proçedurën e regjistrimit të një accounti të ri App Store, që të dalë opsioni none që nuk ka nevojë për kartë krediti. Shikoje si në video!

    ReplyDelete
  6. Shum Faleminderit i nderuar respekte jeni # 1 fare bravo per gjdo problem kom gjet sgjidhje ne ket forum edhe asnjeher nuk dot largohem nga ketu per gjithqka qe kam mundei do e bej vetem se jenime te miret ;)

    ReplyDelete
  7. nuk ben thot none por se hap

    ReplyDelete
  8. a mos dini ndonje adres falas

    ReplyDelete
  9. si mund ta rregulloj SMS te mos jen shkronjat Automatik

    ReplyDelete