Appfront, një tweak që integron Viber, What's Up dhe Skype në menu-në "Phone"

Appfront është një aplikacion mjaft interesant publikuar tek Cydia dhe na lejon të integrojmë në një menu të vetme, "Phone", të gjitha funksionet e aplikacioneve Voip si Viber, What's Up dhe Skype. Duke qënë se aplikacioni mund të blihet nga Cydia, atëherë, rrjedhimisht, duhet të kemi të instaluar Jailbreak në iPhone.

Aplikacioni na lejon të përdorim në të njëjtën kohë të treja programet Voip duke shfaqur për çdo kontakt mundësinë për ta marrë në telefon ose dërguar sms, me njërin nga këto aplikacione dhe vetëm me një prekje. Pra nuk do të kemi nevojë që të hapim cdo aplikacion Voip më vetë për të telefonuar apo dërguar sms kontaktit në fjalë.

Sic shihet dhe në figurën e mësipërme, për çdo kontakt do të shfaqet mundësia për ta kontaktuar me Viber, What's Up ose Skype. Gjithashtu këto 3 mundësi do të shfaqen edhe në qoftë se kontaktet tona më të shpeshta i vendosim tek kontaktet e preferuara.Aktualisht aplikacioni është i përshtatshëm vetëm me iOS 4 dhe akoma jo, me iOS 5. Gjithsesi programatori i këtij apliakcioni ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta përshtasë këtë aplikacion edhe me iOS 5.

Video në vazhdim tregon funksionet e këtij aplikacioni, në mënyrë shumë të qartë



Appfront pasi instalohet nuk shton asnjë ikonë të re në menu-në "Home" të iOS. Funksionet e këtij apliakcioni mund të aktivizohen dhe ç'aktivizohen nga menu-ja Settings e iOS. Mund ta shkarkojmë këtë aplikacion nga Cydia, tek repozitori i BigBoss kundrejtë kostos 1.99$. /iPhoneAlbania

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

0 komente:

Post a Comment