Si të bëjmë këngën tonë të preferuar, si zile për thirrjet

Në këtë guidë do t'ju shpjegojmë si të përdorni  si zile thirrjeje, çfarë do lloj kënge në formatin MP3. Për të bërë këtë gjë ju ftojmë të ndiqni guidën e mëposhtëme. Në fillim shkarkojmë versionin e fundit të iTunes.

1- Hapim programin iTunes dhe shkojmë tek lista  e këngës që dua të përdorim si zile për thirrjet në iPhone.
2- Me "maus" seleksionojmë këngë që duam ta përdorim si zile për iPhone.
3- Me butonin e djathtë të mause-it, pasi kemi klikuar mbi këngën që na intereson, zgjedhim mundësinë "Information".
4- Nga menuja që aktiviziohet zgjedhim mudesinë "Option"
5- Te butoni Start, pasi kemi hapur mundësinë "Option", zgjedhim sekondën e fillimit, që i përket këngës qe dua të përdorim si zile lajmërimi si dhe mudësinë. Më pas, tek fusha "End", duhet të fiksojmë sekondën që duam të ndërpresim muzikën.
6- Një herë që vendosëm ekstremet e këngë, dmth sa duhet të zgjate zilja. Këshillohet që zilja të mos zgjasë  më shumë 40sekonda.
7- Një herë që ndoqëm hapat e mësiper, klikojmë prap me butoni e djathtë të mausit mbi këngën që ndodhet tek lista e muzikës së  iTunes. Nga aty zgjedhim mundësinë "Convert to AAC"
8-Në këtë pikë do të krijohet një këngë e re, që zgjat aq minuta specifikuam tek hapi "5".
9- Spostojmë në Desktop këngën me formatin AAC
10- Rivendosim formati e këngës që nxorrëm në Desktop nga m4a në m4r


11- Në qoftë se po përdorni sistemi operativ Windows, dhe nuk ju jepet mundësia për të ndryshuar formatin e një file cfarëdo që ndodhet në PC, mjafton të hapim një "kartelë" cilën do. Më pas mjafton të shkojmë "Settings -> Option -> Folder dhe më pas klikojmë tek "View". Kur klikojmë tek mundësia "View" gjejmë një opsion, i cili është: "hide extention for known type file". Tek kutia ku ky opsion është aktiv, e ç'aktivizojmë duke klikuar mbi kutinë. Në këtë mënyre do të zhduket grepi i kontrollit. Më pas klikojmë "Apply Settings" dhe i japim një emër file-it qe donim të modifikonim tek hapi 10.
12- Një herë që ndryshojmë formatin e këngës nga, M4A në M4R, klikojmë 2 herë mbi këtë file, dhe automatikisht iTunes do e njohi si formatin e zileve të thirrjeve dhe do e fusi automatikisht tek lista e zileve që  zgjidhni për zile njoftuese e telefonatave.
13- Një herë që çdo hap u krye me sukses, lidhim iPhone me iTunes dhe sinkronizojmë.
14- Po të shkojmë tek menuja ku ndodhet muzika që përdoret si zile e telefonateve thirrëse, "Settings-> Sounds", do të shikojmë që do të na dali tek lista e zileve ekzistuese edhe muzika që futëm nëpërmjet iTunes. Më pas mund ta zgjedhim si zile kryesore për thirrjet telefonike.
Rëndësia e kësaj proçedure është që një herë që zilja për telefonatat hyrëse u krijuar, është e përshtatëshme për cdo sistem operativ iOS.
Që nga iTunes 9.1, për të zgjedhur mundësinë e konvertimit në formatin AAC, duhet të shkojmë tek butoni sipër dritares së programit, të zgjedhim "Advanced" dhe më pas zgjedhim opsionin "Create AAC". Më poshtë po publikojmë dhe 2 video që tregojnë hapat e mësipërme:
Në rastin kur përdorim sistem operativ MacOSX:

Në rastin kur përdorim sistem operativ Windows:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...
iPhone Albania

0 komente:

Post a Comment