JailbreakMe është një  aplikacion online i cili mundëson jailbreak-un e aparatëve Apple në mënyrën më të thjeshtë të mundëshme. Ky aplikacion në rrjet është krijuar nga "Comex", një ndër emrat më të spikatur në botën e Jailbreak. Funksionon si një program i instaluar në një server i cili pret kërkesat e "klientëve" dhe kryen Jailbreak të iOS.

Versionet e iOS që mund të bëhet Jailbreak janë këto:
iPod 1G me iOS 3.1.2
iPod 1G me iOS 3.1.3
iPod 2G me iOS 3.1.2
iPod 2G me iOS 3.1.3
iPod 2G me iOS 4.0
iPod 3G me iOS 3.1.2
iPod 3G me iOS 3.1.3
iPod 3G me iOS 4.0
iPad me iOS 3.2
iPad me iOS 3.2.1
iPhone 3G me iOS 3.1.2
iPhone 3G me iOS 3.1.3
iPhone 3G me iOS 4.0
iPhone 3G me iOS 4.0.1
iPhone 3G[S] me iOS 3.1.2
iPhone 3G[S] me iOS 3.1.3
iPhone 3G[S] me iOS 4.0
iPhone 3G[S] me iOS 4.0.1
iPhone 3G[S] me iOS 4.3.3
iPhone 4 me iOS 4.0
iPhone 4 me iOS 4.0.1
iPhone 4 me iOS 4.3.3

Hapat për të bërë Jailbreak janë këto:
1- Bëni një backup në iTunes të Dokumentave, Kontakteve, përpara se të ndërmerrni çfarë do lloj veprimi. Sigurohemi që bateria është plotësisht e karikuar
2- Më pas, në qoftë se keni instaluar tek aparati juaj sistem operativ iOS 4.1 e sipër, nuk mund të bëni jailbreak me mënyrën Jailbreakme. Siç shikojmë nga lista më sipër jailbreakme mund të përdoret në rastet kur kemi të bëjmë me iOS 4.0.1, e poshtë.Pra kjo lloj mënyre jalbreak krysesisht përdoret për aparatë Apple që duam ti mbajmë me sistemi operativ 4.0.1 e poshtë.Në qoftë se duam të bëjmë downgrade të iOS për aparatë iPhone 3G dhe iPhone 3Gs(old baseband), ndjekim më parë guidët tek ky artikull. Në qoftë se duam të bëjmë downgrade të iPhone 3Gs(new baseband) ose iPhone 4 atëherë duhet të ndjekim këtë artikull. Në qoftë se e kemi aparatin gati për jailbreak atëherë mund të shkojmë tek hapi 3
3- Lidhemi me rrjetin e Internetit me anë të aparatit që duam ti bëjmë jalbreak.
4- Hapim eksploruesin "Safari" dhe shkojmë tek siti "www.jailbreakme.com"
5- Në qoftë se aparati jonë ka të instaluar një nga sistemet operativë iOS që suportohen për jailbreak atëherë, sapo të futemi tek siti mësipër do të gjejmë një buton që shkruan "Slide to Jailbreak", domethënë, "Rrëshkit butonin për të bërë Jailbreak".
6- Rrëshkasim butonin dhe presim me pak durim sa të shkarkohen automatikisht filet që duhen për jailbreak.
7- Një herë që file-t janë shkarikuar fillon automatikisht proçesi i Jailbreak. GJATË KËTYRE MINUTAVE NUK DUHET ABSOLUTISHT TË FIKNI APO TË PËRDORNI APARATIN!
8- Kur proçesi mbaron, do të na shfaqet mesazhi si në figurën më poshtë i cili na lajmëron që Jailbreak u krye me sukses
9- Mbyllim Safari-n dhe do të shikojmë që kemi ikonën e Cydia në menunë kryesore.
Në qoftë se hapat e mësipërme nuk janë të qarta po vendosim dhe një video që i shpjegon, ndoshta më qartë

0 komente:

Post a Comment