FaceTime është një nga funksionet më interesante për iPhone 4, iPod touch, iPad 2 dhe Mac, që lejon të bëni video telefonata ndërmjet dy pajisjeve të lidhura me WiFi. Në këtë artikull iPhoneAlbania.net do ju shpjegojë se si ta përdorim këtë aplikacion në të gjitha këto pajisje.
Nga iPhone 4 në iPhone 4
1. Në të dy iPhone 4 duhet të jetë e aktivizuar FaceTime (aktivizimi bëhet me një SMS dhe mund të kushtojë 20 lek) shkoni tek Settings> Phone. Pasi të keni aktivizuat video telefonatat herën e parë, FaceTime do të jetë falas përgjithmonë dhe mund të bëni sa telefonata të doni drejt pajisjeve të tjera që e pranojnë këtë funksion (jo drejt celularëve normalë). Vetëm në rast ripristino të pajisjes tuaj do ju duhet të paguani edhe një herë për aktivizimin me një SMS
2. Të dy iPhone 4 duhet të jenë të lidhur me WiFi. Nqs keni një iPhone Jailbroken mund të shfrytëzoni FaceTime edhe me anë të 3G duke intalluar 3G Unrestrictor ose FaceBreak.
3. Tani mund të përdorni FaceTime direkt: shkoni tek Kontektet tuaja, seleksiononi emrin në rubrikë, klikoni FaceTime dhe seleksiononi numrin e telefonit të lidhur me iPhone 4 të përsonit që dëshironi ti telefononi.
4. Si alternativë tjetër, mund të ktheni një telefonatë normale në FaceTime. Telefononi përsonin që dëshironi nga kontaktet tuaja dhe nëse ai ka një iPhone 4, atëherë gjatë telefonatës mund të klikoni një buton të posatçëm për të aktivizuar FaceTime. Në këtë pikë në telefonin e personit që po telefononi do ti shfaqet një kërkesë: nqs ai do ta pranojë, do të fillojë video telefonata ose në të kundërt do të bëni një telefonatë normale vetëm audio.
Sa herë të përdorni FaceTime me një përdorues të ri, në rubrikë do ju shfaqet ikona e telekamerës afër numrit të përsonit: kjo do të thotë që ai kontakt dhe ai numër kanë aktivizuar këtë funksion. Edhe tek thirrjet e fundit, FaceTime identifikohet me anë të kësaj ikone.
FaceTime në kompjuterat Mac
FaceTime në iPad 2
Kjo është guida komplete që ne të iPhoneAlbania.net kemi menduar të sjellim për vizitorët tanë, shpresojmë që guida të ketë qënë sa më e thjeshtë e sa më e kuptueshme për ju. Nqs keni ndonjë paqartësi apo ndonjë problem që nuk arrini ta zgjidhni, mund të na kontaktoni ose mund të lini një koment më poshtë dhe ne do të mundohemi t'ju ndihmojmë.






0 komente :
Post a Comment