Sn0wbreeze 2,2, është një program për windows që ka të njëjtin funksion të PwnageTool 4,2 për Mac dhe ju lejon të bëni jailbreak të sistemit operativ 4.2.1 IOS. Në këtë artikull ne do t'ju ofrojmë një guidë komplete që do ju ndihmojë për të ekzekutuar me sukses zhbllokimin dhe instalimin e Cydias në iPhone tuaj.

Kompatibel 

  • iPhone 3G
  • iPhone 3GS
  • iPhone 4
  • iPod Touch 2G
  • iPod Touch 3G
  • iPod Touch 4G
  • iPad

Nevojitet

  • Sistem operativ Windows (7, Vista, XP)
  • Një pajisje iOS nga ato që janv të pranishme në listën e mësipërme.
  • Firmware 4.2.1 original Apple (download)
  • Sn0wbreeze 2.2 për Windows (download)

Guida

1. Hapni programin Snowbreeze 2.2 dhe klikoni OK tek mesazhi i parë që do ju shfaqet. Tek Windows Vista dhe Windows 7 mund t'ju nevojitet që ta hapni programin me modalitet administratori, duke klikuar me të djathtën e mausit.


2. Në këtë pikë do t'ju shfaqet ekrani i crediteve. Mbylleni duke klikuar “Close Credits”. Atëherë duhet të zgjedhni një nga tre modalitetet e disponueshëm. E para, Baseband Preservation Mode, lejon vetëm të ruani basebandin e iPhonit tuaj. Nuk bën të mundur jailbreak dhe zhbllokimin e pajisjeve. E njëjta gjë edhe për dy modalitetet e tjera, por që bëjnë të të mundur jailbreak.


3. Nqs jeni të interesuar për të bërë jailbreak, dhe jo vetëm të ruani baseband, klikoni tek "Expert Mode", pastaj tek Browse dhe do të gjeni firmware 4.2.1 origjinal që ju keni shpëtuar në kompjuterin tuaj.


4. Seleksinojeni duke përdorur dopioklik me butonin e majtë të mausit. Sn0wbreeze do të verifikojë nëse firmware që keni përdorur është ai i sakti.


5. Pasi programi të ketë njohur firmwarin e karikuar, do t'ju shfaqet në ekran diçka e tillë si në foto (do të shfaqet modeli i pajisjes që dëshironi të zhbllokoni. Në këtë pikë klikojmë përsëri tek shigjeta blu për të vazhduar më tej.


6. Do të gjindeni përballë një faqeje që do ju lejojë të zgjidhni disa funksione të ndryshme.


Klikoni tek General dhe mos seleksioni opsionin Activate The iPhone nqs iphoni juaj është i zhbllokua nga fabrika, në rast të kundërt duhet ta zgjidhni si opsion. Ndërsa opsionet e tjera janë fakultative.


7. Pastaj mund të shtojmë packages e repository në Cydia. Pasi të keni përfunduar modifikimet , klikoni tek shigjeta blu dhe vazhdoni.


8. Në këtë pikë do të shkojmë automatikisht tak Home e Sn0wbreeze 2.2. Klikoni tek Build IPSW e pastaj Next.


Programi do të fillojë të krijojë një firmware të posatçëm duke u bazuar tek parametrat e impostuar nga ju. Dhe do t'ju kërkohet nëse dëshironi të luani Pac man gjatë kohës që prisni.


9. Pasi të keni kompletuar operacionin, duhet të vendosni iphonin tuaj në modalitetin DFU Mode. Sn0wbreeze do t'ju tregojë hapat që duhet të ndiqni.


10. Tani iTunes do të një iPhone në modalitet ripristino. Për të installuar firmwarin e ri, duhet të mbani shtypur përnjëherë butonin SHIFT tek tastiera dhe butonin Ripristina tek iTunes.

11. Tani seleksiononi firmwarin e krijuar më parë dhe prisni disa minuta derisa proçedura e ripristinos të jetë kompletuar.

Përfundim. Tani keni një iPhone jailbroken!

Nqs keni bërë jailbreak të një iPhone të blokkuar nga fabrika (locked), duhet ta zhbllokoni duke përdorur Ultrasn0w.

Ju kujtojmë që zhbllokimi është i mundur vetë për këto baseband:
  • 01.59.00 në iPhone 4;
  • 04.26.08, 05.11.07, 05.12.01, 05.13.04 në iPhone 3G/3GS;
  • 06.15.00 në iPhone3G/3GS 

8 comments:

  1. ey kom downloadue •Firmware 4.2.1 original Apple (download)
    dhe ja kam instaluar ne iphone 4 dhe kur u kry instalimi u dhez iphoni tani tel insert sim cart per mu connect dhe tash qduhet te bej a asht i pranishem per sim cart te maqedonis apo jo dhe linku i •Sn0wbreeze 2.2 nuk esht mir esht error ju lutem regulloni dhe me ndimoni qduhej te bejj :S:

    ReplyDelete
  2. Ok e zevendesova Sn0wbreeze 2.2 . Tani punon. Nqs te jep probleme kjo guida, atehere shiko lart ne te djathte te faqes tone, ku shkruhet KONTROLLONI SI ZHBLOKOHET IPHONI JUAJ, sepse mund te duhet nje program tjeter. Aty ke Jailbreak Wizard, fut te gjitha te dhenat e telefonit tend edhe ne fund do te dali rezultati se cfare programi te nevojitet per zhbllokimin e iphonit tend.

    ReplyDelete
  3. Duhet të gjesh në fillim cfarë BASEBAND ka iphoni jot. Pastaj në bazë të BASEBAND bën unlockun e SIM.

    ReplyDelete
  4. mbasi bej close per credits nuk me del faqja me tre oprionet ku duhet te te zgjedh expert mode? si i behet?

    ReplyDelete
  5. Mund te me ndihmoj njeri sepse me eshte bllokuar pasi e fika, por e fika kur cydia nuk kishte perfunduar akoma nje instalim, dhe tani del shenja e USB

    ReplyDelete
  6. nqs e ke nderprere perpara se cydia te mbaronte proceduren, kam frike se do te duhet ti besh nje ripristino dhe ta besh edhe nje here nga e para jailbreak.

    E ke bere testi me jailbreak wizard qe ndodhet djathtas SI ZHBLOKOHET IPHONI JUAJ! aty mund te sugjeroje edhe programin me te pershtatshem per ju. Ndoshta me redsn0w e ke me te thjeshte, pasi varet shume edhe nga kompjuteri qe perdor

    ReplyDelete
  7. e bera edhe njehere jailbreak nga fillimi, por kur ndizet i kam vendosur nje logo jo e apple, si mund te ndryshohet?

    ReplyDelete
  8. ashtu e ka vete jailbreak nuk e ndryshon dot

    ReplyDelete