Jailbreak per iOS 4.3.2 untethered është i disponueshëm falë ekipit te redsn0w.Në këtë lloj mënyre nuk është e nevojshme qe të lidhet iphone,ipod,ipad me anë të fishes USB,me kompjuterin,cdo herë qe do jetë i nevojshëm fikja-ndezja e aparatit.Kjo lloj mënyre e jailbreak është arritur të realizohet nga informaticieni @i0n1c,mjaft i njohur në skenën e jailbreak të sistemit iOS të kompanisë "Apple".Fatmirësisht,Apple me lëshimin e iOS 4.3.2,nuk e ka rregulluar "pikën e dobët" të kodit të iOS,nga i cili u arrit Jailbreak i iOS 4.3 dhe iOS 4.3.1.

Jailbreak për iOS 4.3.2 funksionon shumë mire në të gjitha aparatet elektronikë Apple përvec aparatit iPod 2.
  • iPhone 3Gs
  • iPhone 4(GSM*)
  • iPod touch 3G
  • iPod touch 4G
  • iPad 1
Programi që nevojitet për të realizuar Jailbreak është redsn0w 0.9.6 rc14,i cili mund të shkarkohet nga ky link:
*-do të thotë qe jo te gjithë aparatet iPhone 4 mund ti aplikohet Jailbreak për iOS 4.3.2.Kjo varet në bazë të informacionit të BASEBAND të aparatures elektronike

-Hapat për të bërë Jailbreak për iOS 4.3.2 janë këto:
  1. Shkarkojmë versionin e Redsn0w nga dy linket e mësiperme duke pasur të qarte cfarë sistemi operativ përdorim(windows apo mac osx)?
  2. Shkarkojmë file-in .ipsw,e meposhtëm i cili perfaqëson sistemin iOS 4.3.2.Shkarko .ipsw
  3. Hapim programin Redsn0w
  4. Nga programi Redsn0w kërkojmë file-in .ipsw që shkarkuam më sipër dhe e japim si argument për programin.
  5. Pasi file-i .ipsw karikohet nga ana e programit duke shtypur butonin "NEXT" zgjedhim si opsion per instalim,duke klikuar tek kutia e klikueshme,"INSTALL CYDIA"
  6. Pas këtij hapi,sigurohemi që aparati të jetë i fikur dhe i lidhur me kompjuterin,dhe në qoftë se nuk është e fikim duke mbajtur shtypur butonin "SHUTDOWN"
  7. Më pas programi Redsn0w do të ndjekë nje procedurë për të futur aparatin në mënyrën e funksionimit DFU.Ne qofte se kjo procedurë nuk ka sukses,ajo mund të përsëritet më shumë se një herë
  8. Pasi aparati ndodhet në mënyrën e funksionimit DFU atëherë programi Redsn0w kryen operacionin e zhbllokimit të aparati Apple.Do të duhen disa minuta që programi te mbarojë dhe sistemi iOS 4.3.2 te jete i lire për të instaluar cdo lloj aplikacioni me pagesë ose pa pagesë.

0 komente:

Post a Comment